Futboll

Zbulohet prapaskena/ Arsenali ia ofroi Realit, por ja kush e refuzoi transferimin e Sanchezit

Arsenali i ofroi Real Madridit sulmuesin Alexis Sanchezit, por trajneri Zinedine Zidane e ka refuzuar kilianin, sipas “Daily Star”.

Gazeta britanike raporton se presidenti Florentino Perez kishte dashur ta blinte kilianin, por Zidane kishte refuzuar duke mos dashur ta prishte rehatinë në sulm në mes të sezonit.

Sanchez kërkohej me ngulm nga Manchester City i Pep Guardiolës, i cili u tërhoq nga gara për të për shkak të çmimit të lartë.

Sanchez përfundimisht iu bashkua Manchester Unitedit pas një marrëveshjeje për shkëmbim, në bazë të së cilës Henrikh Mkhitaryan kaloi tek Arsenali.

Related posts

KAMPIONATI ITALIAN/ Immobile shkruan historinë e Lazio-s, Buffon vendos rekordin e errët të karrierës

Delo.autor

SUPERSFIDA E SERISË A/ Situata përpara derbit, ja kush janë dy rikthimet që e qetësojnë Gatuzon

Isa.Autor

POGBA TREMB MAN.UNITED/ Dëgjoni çfarë thotë për Zidane (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment