Futboll

Zhvillohet mbledhja e parë e ekzekutivit të FSHF/ Duka: Për katër vite…

Komiteti ekzekutiv i Federatës së Futbollit u mblodh për herë të parë që pas asamblesë zgjedhore të 7 shkurtit ku Armand Duka u rikonfirmua për një tjetër mandat 4-vjeçar në krye të saj.

“Është një respekt fakti që jemi zgjedhur dhe besimi i familjes së futbollit ndaj nesh, por edhe një impenjim i madh për të ndihmuar FSHF-në, për të bërë progres. Duhet të përkushtohemi maksimalisht këto 4 vite. Në këtë përbërje të komitetit ka anëtarë me profesione të ndryshme, që na ndihmojmë”.

Duka ftoi edhe kundërshtarët e tij që të kontribuojnë në zhvillimin e futbollit në vend.

“Atmosfera parazgjedhore ka qenë e acaruar, palët kanë qenë të ndara, por tani duhet të jemi bashkë. Tani duhet të bashkohemi dhe të japim maksimumin e energjive pozitive për të çuar përpara futbollin. Na bashkon loja e futbollit dhe duhet të bashkojmë interesat dhe të ecim para. Të mos shihemi si kundërshtarë, por si alternativa”.

Në mbledhjen e parë komiteti ekzekutiv zgjodhi dy zv/presidentët Edvin Libohova dhe Lutfi Nuri si dhe u caktoi çdo anëtari të mbulojë një prej komisioneve të përhershme të federatës.

Related posts

VLAHOVIC APO CHIESTA? Kush do të largohet nga Juventus? Allegri duket se e ka marrë vendimin final

F.autor

ANGLIA NË ALARM/ Paralajmërime për grabitje, pije të manipuluara dhe masa të rrepta në Meksikë

F.autor

Ja pse Hazard nuk do të jetë kurrë në gjendje të fitojë Topin e Artë?

Sadik.Autor

Leave a Comment