Futboll La Liga

Zidane pret Champions për luftë: E kam gati formacionin për PSG-në

Ditën e mërkurë, skuadra e Real Madrid do të presë në fushën e saj rivalët e PSG-së, takim i vlefshëm për Champions League, një përballje mes dy prej skuadrave pretendente për fitimin e këtij trofeu. “Merengues” kanë fituar dy edicionet e fundit të Champions, por këtë sezon po zhgënjejnë në La Liga dhe kjo ka vënë në dyshim edhe rrugëtimin e tyre në Europë.

Por për trajnerin Zinedine Zidane asgjë nuk është e pamundur, madje ai është optimist për kalimin e turit, duke deklaruar se ka një ekip të fortë. Motivim e besim lindur nga fitorja 5-2 që “los blancos” arritën dje ndaj Real Sociedad, ndeshje ku disa nga titullarët qëndruan pushim apo luajtën pak, për të qenë gati për sfidën ndaj PSG-së.

E kam gati formacionin me të cilin do të luajë të mërkurën ndaj PSG-së. Nuk kam asnjë dyshim”, tha Zidane, krejt ndryshe nga kolegu i tij Unai Emery, që tha se ka shumë dyshime për këtë sfidë. “Të gjithë janë gati për të luajtur të merkurën në Champions, por unë nuk do të zbuloj asgjë deri para fillimit të takimit. Të gjithë janë gati për luftë dhe kjo është e rëndësishme, pasi duam të tregojmë se kush jemi, pavarësisht rezultateve jo fort të mira këtë sezon”, tha trajneri francez, që ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës dje në La Liga. “E kontrolluam ndeshjen dhe bëmë disa ndryshime në funksion të PSG-së. Të mërkurën kemi një ndeshje tjetër të vështirë, por jemi gati për të treguar se sa vlejmë”, tha Zidane.

Related posts

“TË UROJ MOMENTE TË TJERA SI KY JASHTË FUSHËS”/ Mancini uron Aguero-n me VIDEON e momentit të paharrueshëm

Delo.autor

Batha “ndez motorët” në Greqi, pret përgjgje nga Panucci

Sadik.Autor

REAL MADRID PRANË REKORDIT TË ZI/ 6 orë e 49 minuta pa gol…

Isa.Autor

Leave a Comment