Kategoria Superiore Shqipëri

Zv.ministri Shkurti: Mbështetja e qeverisë do të vazhdojë në futboll

Pas fjalës përshëndetëse të kreut të FSHF-së, Armand Duka, në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, ka folur edhe zv.ministri i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Kostandin Shkurti. Mes të tjerash, ai tha:

“Eshtë kënaqësi për mua që në emër të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në emër të ministres Nikolla t’ju sjell urimet më të mira. Puna gjatë kësaj periudhe ka qenë intensive dhe e lavdërueshme. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për arritjet e kombëtares shqiptare, por në përgjithësi për impaktin që krijon futbolli te njerëzit. Ajo që vlerësoj është dëshira e fëmijëve për t’u marrë me këtë sport. Mbështetja e qeverisë shqiptare do të vazhdojë të jetë e madhe në futboll. Do të vazhdojmë të mbështesim inciativa dhe projekte, në mënyrë që nesër të kemi sa më shumë rezultate pozitive. Shpresoj shumë që komuniteti i futbollit të tregojë pjekuri në marrjen e vendimeve. Do të uroja që të mbizotëronte “fair play”. Mirënjohje për të gjithë futbollistët, presidetin, trajnerët, ndihmësit, preparatorët, mjekët dhe të gjithë që kanë kontribuar”.

Related posts

BESON TË FITOJË GJYQIN NË CAS/ Shehi i kënaqur me skuadrën: Kjo ecuri na bën që të kemi vetëbesim, duhet të presim…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares largohet nga Finlanda, firmos me ekipin hungareZ…

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ Trajneri i Kukësit çudit me deklaratën për Bakajn: Në asnjë mënyrë…

Q.Autor

Leave a Comment