Albanian Stars Futboll

Zyrtare: Kaçe huazohet te Panathinaikosi

Aventura e Ergys Kaçes do të vazhdojnë në Greqi, por jo te PAOK-u.

Anësori shqiptar është huazuar te Panathinaikos për gjashtë muaj, me opsion blerje në sezonin 2017/18.

Shpenzimet e rrogës së 24-vjeçarit do t’i paguajë skuadra e PAOK-ut në muajt e mbetur.

Kaçe shkon te Panathinaikosi është në një marrëveshje ku përfshihen edhe futbollistë të tjerë, ndërsa mesfushori synon që të gjejë më shumë hapësira, për të synuar një vend në formacionin e Christian Panucci.

Ditën martë PAOK-u arriti një marrëveshje me qipriotët e Apoel Nikosias, për transferimin atje të korçarit, por tifozët vendas protestuan duke kujtuar fotot e Kaçes me bluzën e UÇK-së dhe akordi u anulua.

Shqiptari te PAOK-u ka shënuar shtatë gola në 113 ndeshje. /TCh/

Related posts

Mbrëmje “JO” për legjionarët/ Sa shumë SHQIPTAR jashtë Europa League

Isa.Autor

PËRFLITET EMIRI I TIJ PËR STOLIN E BAYERN/ Ja vendimi i presidentit të klubit për Arsene Wenger

Delo.autor

Xhejms Adeniji: Ndaj Lushnjës nuk ishte aq e lehtë, ju tregoj skemën e golit që shënova

Q.Autor

Leave a Comment