Futboll Seria A

Chiellini ‘besnik’ ndaj Juves, përgatit rinovimin në verë

Eshtë e gjitha bardhezi e ardhmja e Giorgio Chiellini: “Rinovimi i kontratës? Së shpejti do të finalizojmë marrëveshjen dhe nuk do të ketë asnjë problem,” – tha mbrojtësi i Juventus. Në lidhje me luftën për titullin kampion, ai shtoi: “Do të vendoset në muajin maj, është një sfidë mes nesh dhe Napoli. Kemi shumë respekt për Napolin.

Jemi të dyja skuadra të ndryshme me njëra-tjetrën, por të dyja mund të fitojmë.” Nuk mungon as një mendim për “shokun” Buffon, i cili sapo ka mbushur 40 vjeç. “Gigi është një lider dhe forca e tij më e madhe është qetësia. Ai duket se ka fuqinë për të ndalur kohën.”

Chiellini ka folur me shumë respekt për Napoli, rivalin e bardhezinjve në garën e titullit në Serie A: “Jemi dy ekipe që ndryshojmë shumë, edhe në filozofinë e lojës. Ne jemi më të fortë fizikisht, ata janë më shpejtë dhe teknikë, por nuk mendoj se njëra skuadër është më e fortë dhe tjera më e dobët. Duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion.” Në fund, qendërmbrojtësi flet për sfidën e ardhshme në Champions League kundër Tottenham: “I gjithë ambienti ynë pret me padurim sfida të tilla në arena të rëndësishme Europiane. Ndihemi gati për t’u përballur me ekipet më të forta në Europë dhe Tottenham është një e tillë.”

Related posts

“LUMË” GOLASH DHE SPEKTAKËL/ Sassuolo “e bën sefte” ndaj Romës

Delo.autor

DHUNA NDAJ ARBITRIT/ Reagim shokues i klubit të Shkumbinit: Nuk kemi goditur… (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ 80 milionë euro nuk mjaftojnë, Juventus nuk e shet yllin…

Delo.autor

Leave a Comment