Albanian Stars Futboll

Zyrtare: Llullaku përfundon në Serie B, ja skuadra e tij e re

Azdren Llullaku është bërë me ekip të ri. Sulmuesi që ndërpreu kontratën me Astanën para pak kohësh ka gjetur marrëveshjen për të nënshkruar në Itali dhe ky ishte një rikthim për të.

Për sulmuesin dëshira ishte e madhe të rikthehet, edhe do të donte të luante në elitën e futbollit italian. Virtus Entella është skuadra e tij e re dhe sot ai ka nënshkruar kontratën dhe ekipi i Serisë B ka komunikuar arritjen e marrëveshjes. Klubi i Serisë B ka prezantuar sulmuesin e kombëtares shqiptare duke përforcuar repartin ofensiv.

“Azdrenit qe militon me përfaqësuesen e Shqipërisë, i urojmë një mirëseardhje të ngrohtë nga presidenti Gozi dhe gjithë familja e Entelës“, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

Llullaku bashkohet dhe me Naser Alijin, i cili kaloi te Entela në merkaton e janarit. Të shtunën, ekipi i ri i kuqezinjve korri një fitore të artë në transfertë përballë Ternanës. Entela fitoi 0-1 dhe vazhdon luftën për të qëndruar në Serinë B.

Related posts

E BUJSHME/ INTERI gati plani “3M” për TITULLIN. Me Marotën vijnë edhe…(FOTO)

Isa.Autor

LUAJTI TITULLAR NDAJ TURQISË/ Mbrojtësi i “Azzurrëve” dëmtohet dhe humbet sfidën e rradhës me Zvicrën

Delo.autor

“INTER ËSHTË NJË SKUADËR QË NUK VDES KURRË”/ Moriero: Goli më i bukur? Është ajo me roveshatë ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment