Futboll Sport

Gentian Selmani: Keqardhje për Kupën, tani përqendrohem te Kombëtarja

Kapiteni i Laçit, Gentian Selmani ishte edhe sot një nga më të mirët në fushë, por nuk arriti të shmangte humbjen për skuadrën e tij. Selmani ka zhvilluar një sezon spektakolar, pasi ka arritur të bindë edhe Panuccin, që t’i bëjë vend në Kombëtare. Nesër portieri do të luajë me Shpresat e Alban Bushit, ndërsa më pas do të niset për në Zvicër, ku e pret Kombëtarja e madhe.

Ndeshje që vendoset me një episod ?
Ishte dëshirë e madhe e imja ta ngrinim Kupën, por nuk ia dolëm. I falënderoj të gjithë për atë që dhanë në fushën e lojës. Kupa ishte objektivi ynë, por jeta vazhdon.

Rast i rrallë. Sot luajtët në Kupë, nesër me Shpresat dhe pastaj kombëtarja e madhe…
Nesër do të luaj me U-21. Duhet të përgatitem të bëj një ndeshje sa më të mirë dhe pastaj do të iki për në Zvicër.

Ndjesitë për ftesën në Kombëtare?
U ndjeva i kënaqur dhe emocionuar. I falënderoj të gjithë dhe iu premtoj se do të bëj më të mirën.

Je gati për të dalë jashtë Shqipërisë?
Unë stërvitem fort dhe kërkoj maksimumin te vetja. Për të tjerat, të shohim ç’do të ndodhë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Qeveria franceze merr vendimin, ndeshjet e Ligue 1 do të luhen me dyer të mbyllura deri në…

Delo.autor

E BUJSHME/ Kampioni SHQIPTAR gati të shkatërrojë rivalin e radhës në TIRANË

Isa.Autor

KËRKOHEJ ME NGULM NGA MILAN/ Drejtori sportiv i “Zikaltërve” ndjek nga afër talentin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment