Futboll

10 yjet e futbollit që mund të mungojnë në Kupën e Botës

Trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli mbase është njeriu me fatin më të madh në botën e futbollit kur vjen puna për opsionet në sulm. Messi, Aguero, Higuain, Dybala dhe Icardo kanë bërë 130 gola së bashku këtë sezon në klubet e tyre – dhe të gjithë e meritojnë një vend në Rusi 2018. Gjithsesi, ky bollëk opsionesh do të thotë një dhimbje koke për Sampaoli-n, i cili nuk ka asnjë zgjedhje por të lë jashtë listës përfundimtare të kombëtares. Kush mund të jenë yjet që do të qëndrojnë në shtëpi këtë verë?

HULK (Brazil)

Është e lehtë të cilësh Hulk si një nga shumë lojtarët që ka shkuar në Kinë për paratë. Ai ka refuzuar një sërë ofertash për të qëndruar në Evropë por ai zgjodhi Shanghai SIPG në 2016, por motivimi nuk ishte vetëm paraja. Ai është rikthyer në një kontinent që e ka ndihmuar të zhvillohet, pasi ai ka qëndruar për katër vite në Japoni kur ishte fëmijë. Ai është 32 vjeç dhe me shumë mundësi nuk do të jetë në Rusi.

JUAN CUADRADO (Kolumbi)

Duke qëndruar larg fushave që prej dhjetorit 2017 pas një dëmtimi, situata e anësorit të Juventus do të monitorohet përditë nga trajneri i Kolumbisë Jose Pekerman. Ai do të shpresojë që ish-lojtari i Chelsea-t do jetë gati deri më 19 qershor. Allegri është shprehur se dëmtimi i Cuadrado-s mund të zgjasë për tre ditë ose për tre muaj. Gjithsesi të dy trajnerët do të shpresojnë që ai të jetë gati në qershor.

RENATO SANCHES (Portugali)

Sanches mund të jetë një nga ata shembuj e asaj që mund të ndodhë kur merr shumë para, shumë i ri. Mesfushori portugez shpërtheu në 2015/16 si adoleshent, duke qenë titullar në sezonin kur Benfica fitoi titullin. Të njëjtin vit, Sanchez luajti me Portugalinë dhe ngriti trofeun e Euro 2016. Më pas erdhi transferimi 36 milionë euro te Bayern, por pasi dështoi në Allianz Arena, Sanches është huazuar te Swansea në 2017. Por ai nuk është ambientuar me Premier League dhe kjo rënie mund t’i kushtojë një vend për në Kupën e Botës.

MARCO REUS (Gjermani)

Një lojtar që vetëm nga talenti i madh që ka duhet të udhëtojë në Rusi, por vendi i Reus në skuadrën Gjermane nuk është i sigurt. Sulmuesi i Borussia Dortmund pësoi një dëmtim të rëndë majin e kaluar por është rikthyer një muaj më parë. por kjo nuk do të thotë se ai e ka të sigurt një vend në kombëtare. Kjo për shkak se konkurrenca për pozicionin e tij është shumë e ashpër.

ALVARO MORATA (Spanjë)

Morata ishte golashënuesi më i mirë i Spanjës në Euro 2016 me tre gola. Por pas një sezoni me ulje-ngritje që po kalon te Chelsea, ai rrezikon të qëndrojë në shtëpi këtë verë. Morata nuk u grumbullua për miqësoret e Spanjës ndaj Gjermanisë dhe Argjentinës, dhe zëvendësuesit e tij Rodrigo dhe Aspas shënuan gola në këto dy ndeshje.

ALEXANDER KOKORIN (Rusi)

Rusi pësoi një goditje të rëndë në mars kur doli lajmi se Kokorin do të kalonte pesë muaj larg fushave. Sulmuesi i Zenit tërhoqi ligamentin gjatë ndeshjes së ekipit të tij ndaj RB Leipzig, që do të thotë se ai do të operohet në ditët e ardhshme. Mungesa e tij do të jetë një humbje e madhe për përfaqësuesen e tij, bashkë me atë të Viktor Vasin dhe Giorgi Jokia.

KEVIN GAMEIRO (Francë)

Nuk ndodh shpesh që një lojtar është pranë 100 golave me klubin dhe përfaqësuesen e tij në pesë sezonet e fundit të mungojë në Kupën e Botës. Fatkeqësisht, kjo është siguata me Gameiron e Atletico Madrid. Edhe Deschamps ka problemet e Sampaolit, pasi ka shumë lojtarë të mirë në dispozicion si Giroud, Mbappe, Griezmann, Lacazette, Martial dhe Dembele, dhe Gameiro është në fund të saj.

JACK WILSHERE (Angli)

Ka shumë tifozë që duan që ai të jetë në Kupën e Botës, ndërsa shumë të tjerë nuk duan. Wenger është një nga ata që thotë se ai duhet të jetë titullar i Anglisë nëse është mirë fizikisht. Ndërsa Roy Keane e ka cilësuar si lojtarin më të mbivlerësuar të Anglisë. Por vetëm mendimi i Southgate vlen në këtë situatë. Southgate e përfshiu në skuadër për miqësoret ndaj Holandës dhe Italisë, por si shpeshherë, 26-vjeçari u tërhoq për shkak të një dëmtimi.

GYLFI SIGURDSSON (Islandë)

Sigurdsson mbase nuk është në të njëjtën kategori me yjet e tjerë si Messi, Ronaldo apo Neymar, por për kombëtaren e tij ai është. Mesfushori i Everton është detyruar të qëndrojë larg fushave për shkak të një dëmtimi në gju në mars. Ai thuhet të mungojë për rreth tetë javë. Mbase mund të jetë gati për Kupën e Botës, por do të varet shumë se si do të shkojë faza e riaftësimit.

Iceland’s Gylfi Sigurdsson

Related posts

Baseli: Po mos t’i shiste këta lojtarë, sot do të ishte super ekip 

Sadik.Autor

INTERVISTA/ Cristiano Ronaldo prezantohet dhe flet për herë të parë si lojtar i Juventusit: S’kam ardhur këtu me…

Sadik.Autor

MUNDI I VETËM REALIN/ Ja se si 10 vite më parë i gjithë Madridi duartrokiste Del Pieron (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment