Futboll Seria A

Mirabelli: Në vezën e Pashkëve është kontrata e Gattuso

Gjithçka gati për rinovimin e Gennaro Gattuso, deklaron Mirabelli. Jo vetëm kaq, drejtori teknik kuqezi tanimë ka fiksuar datën kur do të vijë kontrata e re, do të ndodhë në ditën e Pashkëve, sipas fjalëve të tij gjatë një eventi të organizuar nga sponsori “Monticelli Brusate”. “Për rinovimin e kontratës nuk ka asnjë problem.

Duke qenë se po afrojnë Pashkët, po përgatitemi. Duke hapur vezën tonë të Pashkëve do të gjejmë kontratën e re të trajnerit. Ia u kam thënë dhe po ju a përsëris se ai do të jetë një nga trajnerët më të rëndësishëm në vitet e ardhshme dhe për këtë arsye Milan ka vendosur ta shtrëngojë fort.”

Image result for mirabelli gattuso

“Unë, Marco Fassone dhe Rino Gattuso jemi në sintoni të plotë, – ka shtuar Mirabelli. – Po punojmë për të hapur një cikël me Rino Gattuso sepse mendojmë se ai është trajneri i duhur për atë që duhet të jetë Milan i viteve të ardhshme, një ekip protagonist në të gjitha veprimtaritë ku merr pjesë. Të gjithë ne duam të punojmë me të, Rino, ashtu si të gjithë ne duhet të gjejë kohën e duhur për të bërë atë që të gjithë duhet të bëjmë. Uroj të jetë trajneri i Milan sa më gjatë të jetë e mundur.”

Related posts

JEHONA SHKON EDHE NË PORTUGALI/ Abazi: Specialistët portugezë me elozhe të mëdha për Shqipërinë, Broja i padiskutueshëm

Delo.autor

ETRIT BERISHA DREJT SERISË A/ Skuadra italiane interesohet edhe për Strakoshën

Delo.autor

NUK I MORI NË EUROPIAN/ De Biazi: S’pendohem për Rashicën dhe Salihin, ja pse vendosa ashtu

F.autor

Leave a Comment