Futboll

Jup Hejnkes: Me këmbë në tokë, s’e stërvis dot më Bajernin

Trajneri Jup Hejnkes ka folur në një inter vistë speciale, dhe si rrallëherë 72-vjeçari ka rrë- fyer jetën e tij private dhe si i kalon ditët kur është në klub. Jeta e tij pa Bajernin nga sezoni i ardhshëm.

Do të jetë Bajerni gjithmonë mirënjohës ndaj jush?

Rumenige më tha dikur, që : “Jup, këtë punë e bën me qejf”.  Po i thashë, por vetëm kur fitojmë (qesh). Pastaj, java fillon nga e para dhe duhet të mendosh për ndeshjen e radhës. Por përveç kësaj, Bajerni më ka dhënë më shumë seç më ka marrë. Klubi ka një histori të pasur dhe pa mua. Unë jam thjesht pjesë e tij.

Janë munduar të të bindin drejtuesit?

Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me ta. Dhe kur erdha përsëri në tetor nuk nënshkrova asnjë dokument. Ishte vetëm një llaf goje. Hënes donte një përgjigje të shpejtë, pastaj thashë me vete pse jo, do drejtoj përsëri Bajernin.

Nuk mendoni se do të qëndroni?

Kategorikisht jo. Nuk dua të qëndroj më, ka ardhur koha të largohem. Kur erdha në fillim isha i paqartë, por ishte gruaja dhe vajza që më bindën të “fejohesha” përsëri me Bajernin. Ato më thanë se klubi ka nevojë për ty dhe se duhet ta pranosh kërkesën e drejtuesve. Por, me kalimin e kohës kur plakesh, e kupton që nuk ke më të njëjtin përkushtim si në fillim. Drejtuesit dhe lojtarët do ta kuptojnë vet këtë situatë kur t’u vijë koha. Jeta vazhdon dhe më duhet të merrem me familjen time.

Si e shihni futbollin e sotëm?

Futbolli i sotëm ka ndryshuar shumë nga koha jonë. Shikoni ekipe si Parisi apo Arsenali, kanë lojtarë të klasit botëror, por nuk po arrijnë dot të kenë sukses. Reali i Madridit që fitoi 2 herë rresht Champions-in kishte lojtarë gjithashtu shumë të mirë, por kjo nuk bëri diferencën. Ishte harmonia në grup, që solli suksesin e skuadrës. Dhe në këtë sezon, ata po bëjnë mirë, duke eliminuar një skuadër që ishte pretendente kryesore. Në kohën tonë, abc-në e futbollit e mësonim në rrugë. Mamaja ime shumë herë thoshte që çdo të bëhet me këtë fëmijë kur të rritet. Besoj se ajo do të ishte shumë krenare për mua tani.

Si është marrëdhënia me kolegët?

Funksionojmë si një familje, unë konsumoj mëngjesin gjithandej. Në mensë, në sallën e forcave, në korridore. Fatmirësisht, dietologu kujdeset mirë për ne dhe na jep ushqime jo vetëm të shëndetshme, por dhe të shijshme. Bisedat me stafin janë kryesisht rreth familjeve dhe jetës së përditshme.

Duket se po menaxhoni mirë dyshen “Robbery”?

Nuk ka pasur asnjëherë një çështje. Lojtarët kanë pasur minutat e tyre. Por, të gjithë e dini që kam një skuadër me shumë kampionë, dikush duhet të sakrifikohet. Por, Roben dhe Riberi janë lojtarë me karakter dhe Bajerni varet shumë nga ata

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Gola e kartonë të kuq në “Selman Stërmasi”, TIRANA nis ngritjen

Isa.Autor

MBETI PA EKIP/ Arlind AJETI merr vendimin e papritur, e ardhmja në udhëkryq

Isa.Autor

E BUJSHME/ PSG-ja e Reali prisnin “dritën jeshile”, Bayern nis kontaktet me yllin e Chelsea-t…

Delo.autor

Leave a Comment