Champions League Futboll

Allegri shpjegon si e ktheu ndeshjen duke ndryshuar skemën: Zëvendësimet më nderuan!

Trajneri italian i “Zonjës së vjetër”, Massimiliano Allegri ka shpjeguar se si e përmbysi Juventusi rezultatin kundër Tottenham, në ndeshjen e zhvilluar në Wembley. Duke qenë se kishin barazuar në takimin e parë (2-2), Bardhezinjtë duhej të shënonin gola. Mirëpo, ndodhi e kundërta, të parët shënuan Spursat me anë të Hon Seung-Min dhe Juve dukej pothuajse e eleminuar. Por, në pjesën e dytë, ekipi italian u kthye për të përmbysur rezultatin, me anë të Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, dhe e siguroi kualifikimin në çerekfinale.

Lojtarët dhe klubi meritojnë komplimente për atë që kanë bërë në vitet e fundit. Ishte një fitore prestigjioze në një stadium si Wembley. E pritëm momentin e duhur, treguam durim dhe e fituam ndeshjen. Përgjatë dy ndeshjeve, mendoj se kualifikimi ynë ishte i merituar. Vuajtëm në pjesën e parë, para së gjithash duke e humbur topin dhe ata ishin të rrezikshëm në situata të tilla. Vazhduam ta ndanim skuadrën me nga dy pasime të gabuara, mirëpo pas pushimit ishim më të baraspeshuar, kompaktë dhe u mbajtëm mirë. Këta lojtarë arritën diçka mbresëlënëse”, ka thënë Allegri për Mediaset Premium.

Loja ndryshoi kur trajneri aktivizoi në lojë Kwadwo Asamoah dhe Stephan Lichtsteinerin, në vend të Blaise Matuidi dhe Medhi Benatias.

Zëvendësimet më ndihmuan të dilja te loja që doja. I bëra zëvendësimet, sepse na nevojiteshin lojtarë me karakteristika të ndryshme, sepse Asamoah është i jashtëzakonshëm në pasime dhe ka qenë i nënvlerësuar gjatë gjithë karrierës. Në krahun e majtë shtyva përpara Alex Sandron, ndërsa Asamoah e vendosa në mbrojtje. Lichtsteiner luajti mirë në bashkëpunim me Khediran, ishim të lodhur në krahë dhe kishim nevojë për më shumë ritëm dhe lojë anësore. Tottenhami e goditi shtyllën në minutën e fundit, por Harry Kane ishte në pozicion jashtë loje”, ka shtuar trajneri i Juventusit, Allegri.

Related posts

E KONFIRMON GAZETARI I NJOHUR ITALIAN/ Milani do të tentojë transferimin e Armando Brojës

F.autor

KORET RACISTE/ Juventusit rrezikon t’i mbyllet pjesa e ultrasve në stadium

Isa.Autor

Nëna e Cristiano Ronaldo bën zbulimin tronditës për yllin e futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment