Champions League Futboll Sport

LYON-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” pretendoi dy penallti, nuk duken episode flagrante

Juventusi u zgjua në pjesën e dytë dhe duke luajtur thuajse për 45 minuta në zonën e Lionit, në fund italianët u tërbuan me arbitrin spanjoll për dy momente ku Dibala dhe Ronaldo kërkuan penallti, edhe pse ekstremet për dhënien e tyre nuk duken flagrante.

Nëse episodi i parë ishte ai i minutës së 38-të, kur ishte Lioni që pretendoi për një penallti për prekje me dorë të Kuadrados, pamjet konfirmuan se kolumbiani i Juves nuk e prek sferën me dorë, por me gju dhe më pas me gjoks.

Ndërkohë, në të 84-ën është Ronaldo që pretendon për një shtytje, më saktë një goditje me dy duar nga Denajer, ndërsa ai po ndiqte një top ajror. Manzano lejoi avantazhin, por kontakti edhe pse disi i lehtë, dyshimet mbeten.

dybala

Ndërkohë, në të 87-ën i anulohet një gol Dibalës për pozicion jashtë loje, të drejtë edhe pse milimetrik.

Ndërsa në të 90-ën, është sërish argjentinasi që i kthyer me shpatulla nga porta mundohet të kontrollojë një top që ta godasë dhe Guimaraesh, pasi e kishte lidhur, Dibala lëshohet në tokë. Edhe këtu dyshimi mbetet.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Pas dyshimeve, Presidenti Laporta merr vendimin befasues

Delo.autor

TË PËRQENDRUAR TEK EUROPA LEAGUE/ Pas shumë ditësh mungesë, Halili ndjek Tiranën nga afër

Delo.autor

I dha lamtumirën Kombëtares/ Zbuloni dhuratën SPECIALE për SNEIJDER (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment