Futboll

Analiza e Sefedin Brahos: Hasan Lika ka ndryshuar Luftëtarin

“Është momenti për të harruar humbjen me Skënderbeun. Ditët e ndërprerjes së kampionatit le të shërbejnë si ditët e përmirësimit të mangësive dhe defekteve të shfaqura së fundmi”. Kështu e nis prononcimin e tij për gazetën “Panorama Sport”, “Mjeshtri i Merituar i Sportit” gjirokastrit, Sefedin Braho.

Edhe pse Luftëtari ka bërë më mirë se kurrë dy sezonet e fundit, referuar historisë së viteve ’80-’90, pjesë e së cilit ka qenë edhe Braho, ish-lojtari ka dhe një mesazh për bluzinjtë e drejtuar nga miku i tij, Hasan Lika. Braho – “Të jesh aktiv në lojë, i përqendruar për të dhënë maksimumin në shërbim të rezultatit pozitiv, nuk do të thotë të dalësh nga detyrat taktike.

Pa dashur apo edhe nga grinta në lojë e futbollistëve tanë, jemi penalizuar me kartonë të verdhë. Asnjë lojtar nuk mund të kundërshtojë vendimin e arbirit, i drejtë ose jo qoftë. Trajneri Lika, javë pas jave, duket se ka përçuar tjetër frymë në skuadër, ndaj dhe rezultatet nuk kanë ardhur spontanisht. Me disiplinë dhe punë të përditshme, objektivat arrihen”, nënvizoi ikona e futbollit gjirokastrit para viteve ’90-të, Sefedin Braho. Sipas Brahos, faza e katërt do të jetë më shumë se e fortë.

Sefedin Braho dekorata Nishani

“Të kërkosh më shumë nuk është keq, atëherë kur edhe mundësitë potenciale i zotëron. Por, kur matematika është në lojë (këtu përjashtoj Lushnjën që e shoh të dorëzuar), duhet të jemi me ‘këmbë në tokë’. Qëndrimi në Superiore do të jetë deri në fund të garës mision për t’u arrirë.

Lufta mes ekipeve do të jetë edhe më egër për vet synimet që ato kanë. Ka disa ekipe që synojnë një vend për në Europë, ashtu si edhe ne. Diferencat në klasifikim e bëjnë më shumë intriguese fazën e katërt. Ndaj, do të këshilloja mbajtjen e ekipit larg euforisë. Çdo kundërshtar ka vlerat e tij duke filluar nga Lushnja, ndaj kërkohet përgjegjshmëri deri në ndeshjen e fundit”, përfundoi Braho.

Related posts

ORËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Erik Ten Hag jep përgjigjen përfundimtare në lidhje me të ardhmen e Ronaldos

F.autor

Memushaj në udhëkryq, trajneri i Beneventos: Largohet vetëm nëse…

Q.Autor

TARE I RRËMBEU KAPITENIN MILANIT/ Romanjolin e presin te Lacio si… Bekenbaueri (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment