Gossip

“Do të kisha dashur të isha në dhomat e zhveshjes të Juventus në këto dy raste…”

Në stadiumet italiane, tashmë, shfaqen më shumë mesazhe për Dileta Leotta-n se sa për lojtarët e skuadrave apo për vetë skuadrat. Gazetarja e “Sky” ka thënë: “Të gjitha mesazhet më pëlqejnë, por i pari nuk harrohet kurrë. Ma bënë tifozët e Spal për kthimin në B pas 23 vitesh”.

Çfarë shkruhej?

“Ishte një fotografi e imja e shoqëruar me shkrimin: “Ce la meritiamo tuttA” (E meritojmë të gjithën)”. Spal-in vazhdoj ta ndjek dhe shpresoj që të shpëtojë. Të gjitha skuadrat e Serisë B që ngjiten në A i konsideroj vajzat e mia të vogla”.

Kush do ta fitojë Serinë B këtë vit?

“Empoli ka një vazhdimësi të pabesueshme me shifra rekord. Duke filluar nga dy sulmuesit, Donnarumma dhe Caputo: 38 gola të dy”.

Po Serinë A?

“Flasim pas 22 prillit… Këtë gjithçka është e hapur, Napoli po arrin të rivalizojë me Juventus-in”.

Çfarë ju befason më shumë nga dominimi i Juventus prej 6 vitesh në Serinë A?

“Do të më pëlqente të isha një mizë për të dëgjuar fjalimet motivuese që Allegri i bën skuadrës në dhomat e zhveshjes. Do të kishte qenë bukur të dëgjoja se çfarë është thënë pas pjesës së parë në finalen e Champions League të Kardifit për të zbuluar atë që nuk ka funksionuar dhe do të kisha dashur të isha në dhomat e zhveshjes së Wembley-it pas 45 minutave të para për të kuptuar se çfarë ka bërë diferencën në fitoren me përmbysje kundër Tottenham”.

Related posts

“MOS U NGOPSHI!”/ Vilma Masha revoltohet keq me… (FOTO)

Delo.autor

Wanda-Icardi nuk përmbahen në rrjetet sociale

Sadik.Autor

NGA TENISI NË PASARELË/ Sportistja seksi përzgjidhet nga “Instagram”-i si modele (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment