Futboll Seria A

Anthony Martial, ëndrra e Juventusit për sulmin

Juventusi ëndërron Anthony Martial të Manchester United. Sipas Tuttosport, bardhezinjtë kanë shënjestruar sulmuesin e talentuar francez për të përforcuar repartin e avancuar gjatë merkatos së verës. 22-vjeçarit i skadon kontrata në verë të 2019-ës, por qëndrimi tij në “Old Trafford” nuk është i sigurtë.

Në 26 ndeshje të këtij sezoni në Premier League në 10 raste Jose Mourinho e ka aktivizuar nga stoli. Interesant është fakti që të gjitha ndeshjet ku Martial ka shënuar (9), “Djajtë e Kuq” i kanë fituar. Marotta dhe Paritici janë gati për t’u hedhur në sulm për 22-vjeçarin, që në vitin 2015 i ka kushtuar Manchester United thuasje 60 milionë stërlina.

Related posts

Publikohen 100 futbollistët më të mirë në botë për 2018

Delo.autor

ZYRTARE/ Zëvendëson Gerrard, Rangers prezanton ish-lojtarin e njohur holandez në krye të pankinës

Delo.autor

“DUHET PËRJASHTUAR…”/ Kaos në Kupën e Amerikës, Brazili fiton me ndihmë

Delo.autor

Leave a Comment