Futboll

Argjentina mposht Italinë, edhe pa Messin

Në ‘Etihad Stadium’ të Manchesterit, Italia rikthehet të luajë, që pas eliminimit në Play Off nga Suedia në Nëntor të vitit të kaluar. Gjithsesi, në miqësoren e luksit përballë Argjentinës, jo çdo gjë ka shkuar siç duhet për trajnerin e përkohshëm Gigi Di Biagio, pasi skuadra e tij rezistoi vetëm 75 minuta, për t’u mposhtur më pas me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë u dominua nga Argjentina, që edhe pse pa Messin u tregua më e saktë në qarkullimin e topit, ndërsa arriti të rrezikojë disa herë edhe portën e Buffonit.

Italia u zgjua në 45-minutëshin e dytë dhe u bë ndjeshëm më kërkuese, teksa sfida u bë vërtetë interesante, pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga të dy trajnerët.

Takimi u zhbllokua vetëm 15 minuta larg fundit, kur zëvendësuesi i Lionel Messit në ndeshjen e sotme, Lo Celso dha një asist për ish fantazistin e Interit, Ever Banega dhe ky i fundit mposhti portierin Buffon, duke dërguar topin në rrjetë.

Vetëm 10 minuta më pas, veterani i portës së Italisë, Gigi Buffon u detyrua të nxjerrë për herë të dytë topin nga rrjeta, pasi Lanzini shënoi një gol mjaft të bukur. Pas një kundërsulmi, sulmuesi anësor i West Hamit mori një pasim nga Gonzalo Higuain dhe gjuajti nga hyrja e zonës, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës dhe vulosur rezultatin 2-0

Related posts

NUK PO TREGON VLERAT E TIJ TEK LAZIO/ Vedat Muriqi drejt Anglisë, ja 3 klubet që duan sulmuesin e Kosovës…

Delo.autor

Francë-Australi/ LIVE: Ka sërisht ndyshim rezultati, Pogba shënon një GOL të rallë

Sadik.Autor

Arsyeja e madhe përse Leon Goretzka i tha po Bayern Munich

Sadik.Autor

Leave a Comment