Bundesliga Futboll

Bayern nuk di të ndalet, fiton edhe ndaj Leverkusen

​Fitore 3:1 dhe tri pikë të rrëmbyera – Bayern munich e ka nisur mbarë vitin 2018.

Në ndeshjen e parë në Bundesliga këtë vit, të besuarit e Jupp Heynckes triumfuan 3:1 kundër rivalit, Bayer Leverkusen, për ta nisur mbarë 2018’të, shkruan Gazeta Express.

Javier Martinez në minutën e 32’të, Franck Ribery në minutën e 59’të dhe James Rodriguez (90’), realizuan për Bayernin, kurse golin e vetëm për Leverkusenin e shënoi Kevin Volland në minutën e 71’të.

Mesfushori shqiptar, Admir Mehmedi, luajti për disa minuta në këtë ndeshje. Ai u inkuadrua në minutën e 77’të në vend të Julian Brandt.

Pas kësaj fitore, Bayerni ka grumbulluar 44 pikë, 14 më shumë se Schalke, që të shtunën përballet me RasenBallsport Leipzig.

Related posts

Sukaj është gati për “finalen”, ngujohet Vllaznia

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Zhbllokohet sfida në “Camp Nou”, Ronaldo fiton penallti dhe nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Lamtumira nga Brazili ngre pikëpyetje, Neymar jep shpjegime tek PSG

Delo.autor

Leave a Comment