Futboll La Liga

Armando Sadiku me maskë në stërvitje me Levanten (FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe Levantes, Armando Sadiku kishte thyer hundën pas përplasjes me ish-portierin e Real Madridit dhe Milanit, Diego Lopez.

Pas incidentit të së dielës, në sfidën Levante-Espanyol, sulmuesi i është rikthyer tashëm stërvitjes me skuadrën, ku po përgatitet për ndeshjen e fundjavës.

Sadiku është parë të stërvitet me maskë në fytyrë, për të mbrojtur ashtin e hundës.

Sulmuesi i Kombëtares u transferua te Levante më 31 janar dhe deri tani ka luajtur në dy takime si titullar, por pa shënuar ende asnjë gol.

Related posts

MERKATO E VERËS NË SUPERIORE/ Tre ekipe ende në “gjumë”, ja transferimet e deritanishme

Delo.autor

PRITJES 40-VJEÇARE I VJEN FUNDI/ Skuadra daneze fiton më në fund kampionatin! Shpërthen festa e lojtarëve dhe tifozëve

F.autor

VDEKJA TRAGJIKE E KOBE BRYANT/ Basketbollisti ndërron jetë ditën që theu rekordin e pikëve

F.autor

Leave a Comment