Breaking News Futboll Sport

FINALJA KOSOVË-TURQI MBYLLET ME NJË GOL/ Dardanët eleminohen në playoff-in e Botërorit

KOSOVË 0-1 TURQI 

Kosova pëson disfatë 1-0 në finalen e Play off ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”, duke mos ia dalë dot të kualifikohet në Botëror. Ekipi i Franko Fodas “flirtoi” me mrekullinë, zhvilloi rrugëtim shumë pozitiv deri këtu, por nuk ishte thënë, me pakënaqësinë e kësaj të marte që “zgjoi” shqiptarët nga ëndrra.

Në fillimin e sfidave, ritmi nuk ishte i lartë, me skuadrat që studiuan njëra-tjetrën. Mysafirët u hodhën të parët në sulm, duke u shfaqur disa herë rrezikshëm në portën vendase.

Kosovë: Muriq; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi;

Turqia: Ugurcan, Kadioglu, Bardakci, Kabak, Celik; Calhanoglu, Yuksek; Yildiz, Guler, Alper; Akturkoglu.

Minutë pas minute:

53- Gol Turqia, realizon Akturkoglu. Konfirmohet gjithçka.

45- Nis pjesa e dytë!

45- Mbyllet fraksioni.

29- Traversa e Asllanit, godet nga larg.

23- Asllani tenton të shërbejë për Muriqin nga krahët, i vëmendshëm portier.

18- Turqit kanë pretendime për një ndërhyrje ndaj Celik. Asgjë nuk ka thotë arbitri.

23- Asllani tenton të shërbejë për Muriqin nga krahët, i vëmendshëm portier.

18- Turqit kanë pretendime për një kërkesë ndaj Celik. Asgjë nuk ka thotë arbitri.

14- Serish ekipi i Montellas në ofensivë, largon mbrojtja dardane.

9- Turqia hidhet në sulm, provokojnë Calha dhe Yildiz.

7- Minuta të qeta në “Fadil Vokrri”. Skuadrat studiojnë njëra- tjetër.

1- Nis ndeshja.

Related posts

OPERACIONI BLIC “AKSION I DHJ*RË”/ Foggia peng i mafies, edhe trajneri De Zerbi i përfshirë

Isa.Autor

“JENI LOJTARË MERCENARË”/ Ultrasit e Napolit “SHPËRTHEJNË” ndaj klubit

Delo.autor

BOMBA NGA SPANJA/ Reali i Madridit bën ofertën e parë për futbollistin e Milanit

F.autor

Leave a Comment