Futboll

Arsenal-Milan, “Djallit” i duhet më shumë se një mrekulli

Milan do të shkojë në Londër me besimin se mund ta përmbysë humbjen 2-0 të pësuar në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Europa League kundër Arsenal. Kuqezinjtë janë paraqitur në sfidën e javës së kaluar si favoritë, por ka qenë skuadra e Arsene Wenger ajo që ka luajtur më mirë dhe ka marrë një rezultat që nuk i lë pothuajse asnjë shans milanezëve. “Topçinjtë” e dominuan takimin e luajtur në “San Siro” që nga minuta e parë dhe morën një fitore të merituar falë golave të Henrikh Mkhitaryan dhe Aaron Ramsey.

Edhe pse në futboll gjithçka mund të ndodhë, ka pak mundësi që londinezët të zhgënjejnë para publikut të tyre. Arsenal, në fakt, ka patur një ecuri shumë të mirë në ndeshjet e këtij sezoni që ka luajtur në shtëpi dhe pritet që të marrin një fitore edhe mbrëmjen e së enjtes. Arsenal ka fituar 12 nga 16 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në “Emirates Stadium” dhe në javën e fundit të Premier League kanë marrë një fitore bindëse 3-0 kundër Watford.

Henrikh Mkhitaryan ka vazhduar formën e tij të mirë me një tjetër gol të realizuar në fundjavë, ndërsa Aubameyang (nuk mund të aktivizohet në Europa League) ka qenë një nga golashënuesit. Edhe skuadra e Gennaro Gattuso ka marrë tri pikët në takimin e Serisë A të luajtur në fushën e Genoa-s, edhe pse fitorja ka ardhur në minutën e fundit falë një goli të sulmuesit portugez Andre Silva. Kjo fitore, e shoqëruar me barazimet e Lazio-s në fushën e Cagliari-t, ka kthyer në garë për vendin e katërt kuqezinjtë.

Shifra dhe Fakte
– Arsenal kryeson përballjet direkte me Milan me dy fitore dhe ka humbur vetëm një nga gjashtë ndeshjet e luajtura kundër kuqezinjve.
– Milan nuk ka arritur të marrë kurrë një fitore kundër Arsenal në Londër (1 humbje dhe 2 barazime) dhe ka shënuar vetëm një gol në tri ndeshjet e zhvilluara atje.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ja portieri që do të zëvendësojë Buffon tek PSG-ja

Delo.autor

MERKATO PA FRENA/ Atletico Madrid përforcohet me një KAMPION BOTE…

Isa.Autor

GUARDIOLA ÇMEND RIVALËT/ Ja si spanjolli shmang gjobën 20 mijë paund në çdo ndeshje

Isa.Autor

Leave a Comment