Futboll Sport

Tifozllëku për Kroacinë, trajneri i njohur kritikon politikanët

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, i cili stërvit kampionen olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, i ka quajtur hipokrizi urimet e politikanëve kosovare për Kroacinë pas kualifikimit në finalen e Kupës së Botës.

Kuka nuk e kupton të tillë adhurim nga ana e politikanëve shqiptarë për një kombëtare tjetër, ndëkrohë që shumë suksese të sprotistëve shqiptarë janë anashkaluar, e madje ka apsur syresh që as nuk i kanë uruar.

“Hipokrizi, nëse e kuptoj drejt! Plot politikanë të shtetit tim po madhërojnë sukseset e shteteve tjera e as që marrin mundin të urojnë sukseset e sportistëve tanë. Ka që s’kanë uruar as medaljen e artë Olimpike! Golave të Xhakës dhe Shaqirit besa edhe të Januzajt u jam gëzuar edhe unë se janë shqiptar edhe pse përfaqësojnë shtete të huaja, por madhërimi i shteteve tjera e thurja e lavdeve pak e tepërt …Kaq për botërorin e futbollin!!!” ishte reagimi i tij.

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Trajneri i Cardiff, Neil Warnock: Nuk arrij të fle

Delo.autor

VDEKJA E GEORGE FLOYD/ Kampionati Amerikan kundër racizmit, lojtarët e MLS bëhen bashkë (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez

F.autor

Leave a Comment