Futboll

Arsyeja e madhe përse Leon Goretzka i tha po Bayern Munich

Mesfushori i Schalke 04, Leon Goretzka, la shumë klube të zhgënjyer, pasi bëri të ditur gjatë merkatos së Janarit se do t’i bashkohej Bayern Munich këtë verë. Goretzka është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për Blutë Mbretëror, që kur u transferua në Gelsenkirchen.

Një futbollist me potencial, dinamik, mesfushori ka një nuhatje të veçantë për golin. 23-vjeçari është një nga talentët më premtues në Gjermani por jo vetëm.

Për Bayernin, firma më të me parametër zero, tregon edhe një herë se sa në mënyrë perfektë funksionon merkatoja e klubit. Pak më vonë pasi bëri të ditur lajmin e kalimit në “Allianz Arena”, Goretzka ka shkruar një letër të hapur për ekipin e tij Schalke si dhe tifozët duke i kërkuar që ta mirëkuptonin vendimin e tij. Tashmë ai shpjegon arsyen e këtij vendimi, në intervistën e dhënë për gjermanen “SportBild”.

“Kam arritur në përfundim se transferimi te Bayern Munich është hapi i duhur. Ndjej se duhet të largohem nga zona ime e komfortit për t’u zhvilluar sa më shumë. Edhe mundësia që do të kem për të luajtur në Champions League kishte një peshë të rëndësishme në vendimin e marrë. Te Bayern e nis me një tjetër pritshmëri synimin për në Champions. Te Schalke 04 objektivi kryesor ishte gjithmonë kalimi ifazes së grupeve. Dëshiroj ta ndërmarrë këtë hap dhe mendoj se Bayern është vendi i duhur për ta bërë këtë”.

Mesfushori është një lojtar i rëndësishëm në sezonin aktual që Schalke 04 po zhvillon, me ekipin e drejtuar nga Domenico Tedesco që renditet në vendin e dytë në Bundesliga, me 17 pikë mbrapa Bavarezëve.

Related posts

SKRINJAR “bën me zemër” INTERIN, REFUZON rinovimin e kontratës dhe KËRKON…

Isa.Autor

SHERRI ME TORASËN/ Ja vendimi që merr klubi i Tiranës për Edon Hasanin

Delo.autor

REALI NIS FESTËN/ HAZARD i vë ultimatum Chelseas dhe kërkon LARGIMIN nëse…

Isa.Autor

Leave a Comment