Futboll Premier League Sport

LEGJENDA E MAN UNITED/ Scholes: Pochettino është trajneri i duhur për “Djajtë e Kuq”

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes beson se Unitedi duhet të bëjë çmos për ta marrë si trajner Mauricio Pochettinon, i cili aktualisht është trajner i Tottenhamit.

Spekulimet kanë filluar menjëherë për Pochettinon si trajner të ardhshëm të Unitedit, pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Deri në fund të këtij stinori trajner i “Djajve të Kuq” do të jetë Ole Gunnar Solskjaer.

“Ai nxjerrë lojtarë të rinj, dhe më e rëndësishmja fiton shumë ndeshje të futbollit”, ka thënë Scholes për Pochettinon.

“Me Unitedin, ai do të ketë para të mjaftueshme për të bërë transferime, ai do të jetë në gjendje për ta fituar titullin”.

“Mendoj se nëse ai e dëshiron Unitedin, atëherë ai është njeriu i duhur”.

Related posts

“LE TË QESHIM”/ Nainggolan “thumbon” Ronaldo dhe Pogba, mbush tavolinën me pije alkoolike (FOTO)

Delo.autor

MOVIOLA E EGNATIA-LAÇI/ Ja pse Shahini veproi drejt te penalltia e padhënë për rrogozhinasit (VIDEO)

Delo.autor

VAZHDOJNË RRUGËN DREJT TITULLIT/ Suarez vulos fitoren ndaj Alaves

Delo.autor

Leave a Comment