Futboll Seria A

As Bacca, as Kaliniç, kush do të jetë bomberi i së ardhmes te Milani?

Milan duket se e ka zgjidhur përfundimisht çështjen e sulmit pas rinovimit me trajnerin Gennaro Gattuso. Ish-mesfushori do të firmosë kontratën që vlen deri në fund të vitit 2022 pak ditë para Pashkëve dhe më pas do të ketë mundësinë që të flasë më drejtorin Mirabelli për merkaton.

Edhe pse ka një shpërthim të jashtëzakonshëm i riu Patrick Cutrone, klubi i rrugës “Aldo Rossi” ka treguar se është i lëkundur në zonën e golit. Nikola Kaliniç nuk ia ka arritur që t’ia dalë që të shpërfaqë aftësitë e tija gjatë kohës kur Vincenzo Montella ishte trajner i kuqezinjve. Kroati ndërkohë ka nisur që të japë shenja ngushëlluese, por Gattuso e përjashtoi nga ndeshja kundër Chievo Verona-s. Andre Silva ndërkohë ka nisur prej pak kohësh që të tregojë vlerat e tij me disa gola vendimtar, por duket ende larg që të shndërrohet në bomberin e Milanit, i cili mungon prej kohëve të Filippo Inzaghi-t dhe Andrij Shevchenko-s.

Sipas Corriere dello Sport, kuqezinjtë sezonin e ardhshëm mund të kenë dhe mbivendosje të emrave në sulm. Të konfirmuar janë Cutrone dhe Andre Silva, Milanit do të duhet që të përballojë jo vetëm çështjen e Kaliniç, por edhe atë të Carlos Bacca-s. Villarreal me sa duket nuk pritet që të paguajë 15 milionë euro për kolumbianin, i cili është i detyruar që të kthehet në Milano. Kjo ndodh edhe për shkak të moshës, pasi të dy emrat në fjalë kanë kaluar kuotën 30-vjeç dhe kanë një pagë vjetore më të lartë se 3 milionë euro. Shpresa e vetme e Mirabelli-t është që të shesë këta dy lojtarë, Bacca dhe Kaliniç, në Kinë, në të vetmin kampionat ku mund të nxirren shpenzimet e tyre.

Kush do të jetë tashmë shoku i Cutrone-s dhe Andre Silva-s në sulm? Milani gjatë verës së shkuar kërkoi që të firmoste me Andrea Belotti-n, por kërkesat e presidentit të Torino-s, Urbano Cairo, ishin më të larta se 100 milion euro dhe kjo bëri që tratativat të bllokoheshin. Por, sot gjërat kanë ndryshuar,në Torino janë gati që të pranojnë dhe 50 milion euro për sulmuesin. Ndërkohë që mbetet e hapur dhe pista për Pierre Aubameyang. Lojtari nga Gaboni është transferuar tek Arsenal-i janarin e lënë pas, por nuk është ambientuar ende në Londër. Milani mund të bëjë përpara këtë verë dhe të kërkojë ta veshë kuqezi lojtarin në fjalë.

Related posts

PAS TRANSFERIMIT TË CHIESAS/ Nuk ndalet me përforcimet, Juventus nis sulmin për yllin e Fiorentinës…

Delo.autor

Nuk kanë fund PROBLEMET për KOMBËTAREN, PANUÇI me një këmbë në HUMNERË

Isa.Autor

ZYRTARE/ Vllaznia firmos kontratën me mbrojtësin senegalez, do të jetë zëvendësuesi i Imamit

Delo.autor

Leave a Comment