Champions League Futboll Sport

A JEPET I NJËJTI DËNIM PËR CR7 SI NË RASTIN E SIMEONES? Avokati i drejtësisë spotive shpjegon veprimin e Ronaldos

Një gjest i njëjtë, kontekst i njëjtë, i njëjti nen i rregullores disiplinore të UEFA-s, e shkelur nga Cristiano Ronaldo dhe Diego Simeone, sipas inspektorëve. Natyrshëm, në këtë pikë, pyetja që shtrohet është: a do të jepet i njëjti dënim me gjobë për portugezin, si në rastin e Diego Simeone?

Logjika dhe ligji thonë se po. Komisioni përkatës i UEFA-s, i cili do të shprehet vetëm të enjten, gjatë ditës, megjithatë ka një diskrecionin maksimal, çka nuk e përjashton ndonjë skualifikim të mundshëm. Megjithatë, kjo e fundit ka pak gjasa të ndodhë.

Natyrisht, në këtë rast i gjithë sistemi ndërkombëtar i drejtësisë sportive do të humbte besueshmërinë, – shpjegon avokati Oberto Petricca, i cili ka qenë gjithmonë autoritar në fushën e sportit. – Është e vërtetë që dikush mund të argumentojë se precedentët nuk janë të detyrueshëm, por kjo është çështje e praktikës dhe korrektësisë për t’iu referuar sanksionit të marrë ndaj Simeone, aq më tepër për shkak se gjithçka ndodhi vetëm disa javë më parë“. 

Simeone, pas golit të dytë të Atletico Madridit në ndeshjen e parë në “Wanda Metropolitano”, ndaj kampionëve të Italisë, i “formësoi” duart para organit gjentital të tij, duke imituar një gjest mjaft vulgar. Trajneri argjentinas shpjegoi më pas se e kishte me të tijtë, jo me rivalët, si për të thënë: “Ne jemi ekip me bo*e”. Pavarësisht nga interpretimet, ai u konsiderua një gjest vulgariteti i fortë dhe Simeone kaloi nëpër organet disiplinore.

UEFA e konsideroi veprimin e tij si “sjellje të pahijshme”, duke ia nënshtruar nenit 11 të rregullores disiplinore dhe më pas dënuar me një gjobë prej 20 mijë eurosh. Asnjë skualifikim nuk pati për të, atëherë. Tri javë pas gjestit të “Cholo”, në kundërpërgjigje ndaj argjentinasit, Ronaldo festoi me një gjest pothuajse identik.

Ankthi i tifozëve juventinë ekziston, gjithsesi, duke mbetur sy e veshë nga UEFA, se mos e skualifikon Ronaldon për ndeshjen e parë çerekfinale kundër Ajax (luhet më 10 prill, në Amsterdam).

Related posts

Legjenda e Arsenalit shpreh haptazi dëshirën: Dua të punoj me Wenger

Delo.autor

Arrihet marrëveshja, ‘ylli’ i Bajernit rinovon kontratën

Q.Autor

TALLET ME “BLUTË E LONDRËS”/ Barcelona kujton “luftën” e dikurshme në Champions (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment