Futboll

Balotelli: Cavani është më i mirë se Neymar, por Zlatan është në një dimension tjetër

Mario Balotelli, sulmuesi i Nice, ka folur për “Sport”: “Cavani? Është lojtari më i mirë i Ligue 1, ka shënuar shumë në dy vitet e fundit, kam shumë respekt për të, por nuk mund të krahasohet me Ibrahimovic. Zlatan është në një dimension tjetër”, ka thënë “Super Mario”, i cili nuk është grumbulluar as këtë herë nga kombëtarja e Italisë dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak menaxherit të tij, Mino Raiola.

“Italia ta shpif, është e mbushur me njerëz të paaftë. Për të marrë një lojtar si Balotelli në kombëtare duhet të kesh karakter, gjë që nuk e kishte Ventura dhe nuk e ka as Di Biagio! Lojtarët e tjerë janë kundër? Nëse është kështu, të zbulojnë emrat dhe mbiemrat e tyre”, ka qenë shpërthimi i menaxherit italo-holandez.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një asist nga Broja, ylli Uzuni ndëshkon San Marinon me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Kërkohej nga Milani, mbrojtësi i Barcelonës transferohet tek klubi francez…

Delo.autor

Raheem Sterling: Tatuazhet me armë? Ja dedikoj…

Sadik.Autor

Leave a Comment