Futboll La Liga

Zidanë: Bezema nuk është në formën e tij më të mirë

Francezi nuk ka treguar asgjë gjatë kësaj sezoni në Santiago Bernabeu, me Zidane që mendon se rënia e besimit të tij ka ardh si rezultat i rezultateve të dobëta të tij

Zinedine ZIdane mendon që Karim Benzema ka ngecur sivjet, me sulmuesin e Real Madridit që e ka edhe një periudhë ndeshjesh për t’u testuar a do ta kthen formën e tij.

Benzema  nuk ka mundur ti hesht kritikët këtë sezon, pasi që ka shënuar vetëm 9 gola në të gjitha garat dhe tani edhe trajneri e pranon se ai duhet ta rizbulojë rrugën e golit.

“E shoh atë të njëjtë si gjithmonë, por është një gjë sepse ai është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë edhe për shkak të gjithë atyre shkrimeve që shkruhen për të”, tha Zidane për gazetarët para ndeshjes se nesërme në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

“Ai do të dëshironte të shënonte më shumë gola, punon shumë mirë në stërvitje, por ai ka fokus edhe shokët e skuadrës dhe jo vetëm veten. Por mendojë se ai duhet të shënojë shumë gola për t’ju rikthyer formës”.

Benzema ka hyrë në sezonin e tij të nëntë në Real duke shënuar 189 gola në 409 paraqitje. Ai nuk ka arritur të shënoi gola me numër dyshifrorë vetëm njëherë në vitin 2007 por ka shënuar dy herë më shumë se 20 – këtë sezon ai ka shënuar vetëm nëntë gol, kurse vitin e kaluar 19.

Related posts

Juventusi i vendos kushte Barcelonës për Pjanic: Ja shuma që pretendohet për boshnjakun

Sadik.Autor

U SHPALL GOLASHËNUESI MË I MIRË I TË GJITHA KOHËRAVE/ Reali nuk e harron legjendën, përgëzon Ronaldon për rekordin historik

Delo.autor

Ylli argjentinas: Më pëlqejnë Serie A dhe La Liga

Q.Autor

Leave a Comment