Futboll

Balotelli iu kundërvu pas fjalëve për vdekjen e Astorit, Dani Alves kërkon falje

Dani Alves është një figurë kontroverse e futbollit dhe jo më pak e tillë ishte edhe deklarata që braziliani lëshoi për ndarjen nga jeta të futbollistit të Fiorentinës Davide Astori.

 

Nuk jemi tronditur shumë, sepse nuk e njihnim dhe aq. Jam i hidhëruar për familjen e tij. Mendoj se Davide bëri atë që duhej në këtë botë kaotike dhe se tani ndodhet në një botë më të mirë. Por, në botë çdo ditë vdesin nga uria me mijëra fëmijë që nuk marrin një sensibilizim dhe vëmendje të tillë. Ndërkohë që janë po kaq të rëndësishëm. Të gjithë duhet të vdesim herët a vonë, sepse jemi të përkohshëm. Mbase jemi të trishtuar, por absolutisht jo si familjarët e tij”, deklaroi Dani Alves.

Këtë deklaratë të futbollistit brazilian e kritikoi Mario Balotelli i cili i kërkoi Alves t’i mbante përvete këto fjalë.

Sot Dani Alves i është përgjigjur fjalëve të Marios, duke ofruar një apologji të pjesshme për fjalët e tij.

Ajo që thotë Balotellinho më duket e tepërt pasi nuk kam dashur të ofendoj njeri,” shprehet ish-lojtari i Barcelona-s.

Ne jetojmë në një botë ku shpeshherë duhet të jesh hipokrit për t’u vlerësuar nga njerëzit. Gjithsesi, nëse dikush është ofenduar atëherë kërkoj falje.

Related posts

(FOTO) Njihuni me 10 futbollistët me klauzolën më të lartë, të prishjes së kontratës

Q.Autor

HISTORIA/ Si Chiellini përdori mallkimin 39-vjeçar dhe ndikoi tek penalltia e humbur e Saka duke bërtitur: Kirikoço

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Arsenal nuk fal, Leicester kualifikohet me barazim të “çmendur” në Portugali

Delo.autor

Leave a Comment