Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Më shumë pikë sesa Interi i “Tripletës”, Konte prek titullin

Shifrat nuk do të jenë gjithçka, por me raste vlejnë më shumë se një mijë fjalë: 59 pikë në 25 javë (në vitin e “Tripletës” së Murinjos ishin 55), nga Atalanta-Inter i 8 nëntorit të kaluar (18 ndeshje, një grup i tërë), Interi kishte mbledhur së bashku 47 dhe, në 4 javët e fundit, ka marrë 8 pikë ndaj Milanit që tani ndodhet i dyti me 6 pikë distancë. Me gjithë favoret e pashmangshme të rastit Konte, pas një fitoreje me Parmën, e sheh finishin gjithmonë e më pranë. Dy pikë thelbësore të dala nga transferta e “Tardini”-t. Së pari, aftësia për të qëndruar në ndeshje edhe kur kundërshtarët janë më të vështirë për t’u përballuar nga se parashikuar. Më pas cinizmi në marrjen e tri pikëve edhe në sfidat “e pista”.

Një cilësi, kjo e fundit, që ka karakterizuar gjithmonë skuadra që kanë fituar titullin. Pjesën e mbetur e bën organizimi i lojës, mundësia për të ndjekur një fletë muzikore të dërguar me memorie që, krahasuar me të kaluarën, njeh edhe një serie variantesh që u lejojnë zikaltërve edhe të interpretojnë në mënyra të ndryshme fazat e ndeshjes. Aftësia, për shembull, për të alternuar presingun apo për të zbatuar lëvizje të ndryshme në ndërtimin e lojës.

Në Parma, Interi ka lënë dy pikët të angazhohen me qendërmbrojtësit kundërshtarë, me Brozoviçin e thirrur për t’u ngritur dhe për të kapur Brugmanin dhe me dy mesfushorë që kishin si detyrë ngjitjen për e ngjitjes së gjatë për të mbyllur anësorët e tërhequr. Ndërsa në fazë mbrojtjeje pozicionale, Hakimi dhe Perisiç niseshin në linjë me tre qendërmbrojtësit duke ndërtuar një 5-3-2 me vështirësi të kalueshëm. Pavarësisht kësaj, Parma ka arritur të krijojë disa shqetësime në pjesën e parë, edhe pse zikaltrit kanë arritur të ndërtojnë rastet e mira për të kaluar në avantazh.

FAZA SULMUESE – Në fazën sulmuese, kur padronët e shtëpisë ishin të rreshtuar, Interi shfrytëzoi avancimet e Shkriniarit dhe Bastonit që i lejuan kështu Hakimit dhe Perisiçit të vendoseshin, në pozicion anësor, praktikisht në linjë me dyshen LukakuSançez. Në ndërtimin nga prapavija, më pasim në disa raste ishte parashikuar edhe tërheqja e të brendshmëve me Barelën në të djathtë dhe Eriksenin në krahun tjetër, për t’i lejuar një shfryrje të mëtejshme ndërtimit të parë. E gjitha një seri variantesh, pra, për t’i shpëtuar fanellave të kundërshtarëve.

Në rastet e tjera kur ka hapësira ekziston gjithmonë zgjidhja e topit në vertikale për spondën apo aksionin personal të Lukakut. Organizimi më pas zhvendoset te vlera e një skuadre që mund të llogarisë një stol me nivel, duke qenë që në “Tardini” kanë hyrë Darmian, Vidal dhe Lautaro Martinez. Ka mjaft për të qenë optimist, pra, edhe sepse në 13 ndeshje që mungojnë nga fundi i kampionatit, Interi ka vetëm 4 përballje në 7 të klasifikimit duke nisur nga Atalanta të hënën e ardhshme në “San Siro”.

Related posts

ROMA-MILAN/ Lëvizje e papritur e trajnerit Pioli, Romagnoli ulet në stol. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

E DUAN “LOS BLANCOS” DHE JUVENTUS/ Ja shifra që vendos Presidenti i Tottenham për Eriksen

Delo.autor

NGA STRAKOSHA E DERI TE MBAPE/ Ja lojtarët “Top” që i skadon kontrata në 2022

Delo.autor

Leave a Comment