Futboll

Barça-Chelsea, gjithçka mund të ndodhë në “Camp Nou”

Barcelona dhe Chelsea do të përballen mbrëmjen e së mërkurës në “Camp Nou” për të siguruar një vend në çerekfinalet e Champions League. Takimi i parë, i luajtur tri javë më parë në “Stamford Bridge”, është mbyllur në barazim 1-1, një rezultat që mban në lojë të dy skuadrat.

Barcelona ka arritur në këtë fazë të Champions-it pa shumë vështirësi duke zënë vendin e parë në një grup ku përfshiheshin Juventus, Sporting dhe Olympiakos. Gerard Pique me shokë kanë pësuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e luajtura në fazën e grupeve. Katalanasit kryesojnë në La Liga me një avantazh prej tetë pikësh ndaj Atletico Madrid dhe kanë siguruar një vend në finalen e Kupës së Mbretit.

Kështu, Barça është në garë për të fituar gjithçka në këtë sezon. Gijgantët e futbollit spanjoll janë një nga ekipet favorite për të triumfuar në Europë, por të mëkurën do të kenë një pengesë të vështirë për të kaluar. Ata arritën të marrin një barazim në ndeshjen e parë dhe, ajo që është edhe më e rëndësishme, shënuan një gol në transfertë, që mund të rezultojë vendimtar në fund.

Skuadra e Antonio Conte nuk po kalon një moment të mirë në kampionat pas dy humbjeve të njëpasnjëshme të pësuara kundër dy ekipeve të Mançesterit. Gjithsesi, në javën e fundit të kampionatit ata kanë marrë një fitore 2-1 në shtëpi kundër Crystal Palace.

Aktualisht, londinezët janë jashtë zonës Champion në Premier League, katër pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Liverpool. Ecuria e tyre në Europë ka qenë pozitive deri në këtë moment, por për të siguruar një vend mes tetë më të mirave të Europës ata duhet të shënojnë në “Camp Nou”, një gjë aspak e lehtë për t’u realizuar.

Shifra dhe Fakte
– Këto dy skuadra janë ndeshur 13 herë në Champions League që nga viti 2000. Chelsea e ka eliminuar Barcelona-n në 2012-ën, ndërsa katalanasit kanë dalë fitimtarë në 2006-ën dhe 2009-ën.
– Pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave në Champions League janë mbyllur në barazim.
– Në vetëm dy nga tetë përballjet e fundit mes tyre në Europë janë realizuar më shumë se 2.5 gola për ndeshje.

Related posts

ZYRTARE/ Manchester United largon nga skuadra sulmuesin e talentuar (FOTO)

Isa.Autor

(VIDEO) PSG nuk fal, Di Maria realizon një super gol

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Inter huazon Joao Mario në kampionatin rus tek…

Delo.autor

Leave a Comment