Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI KOLUMBIAN/ S’po luan tek Atletico, Santiago Arias drejt klubit ITALIAN

Në merkaton e verës, transferimi i Santiago Arias nga PSV Eindhoven tek Atletico Madridi u cilësua si një lëvizje e zgjuar e spanjollëve. Por deri në këtë fazë të sezonit, kolumbiani duket se nuk ka dhënë atë që pritej në “Wanda Metropolitano” dhe zërat për një largim të tij që në merkaton e janarit janë shtuar ndjeshëm.

Arias, përpara se të transferohej në Madrid, ishte një objektiv konkret i italianëve të Napolit, të cilët në fund u dorëzuan përballë konkurrencës së “Los Cholconeros”. Zërat e fundit të merkatos e shikojnë Napolin si një nga destinacionet e mundshme të 26-vjeçarit në janar, edhe pse nga gara nuk duhen përjashtuar edhe anglezët e West Hamit.

Related posts

Hysaj nuk fsheh asgjë për ndeshjen e sotme: Fitorja ishte detyrim

Isa.Autor

Kroacia gati për aktin e fundit, por është finalistja më e dobët e historisë

Isa.Autor

BILANCI/ Dominon Interi, mbetet jashtë Ibrahimovic. Ja top-formacioni i fazës së parë në Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment