Futboll Seria A

Barzagli: Milan do të na ndihmojë për Real-in

“Do të ishte gabimi më i madh të mendonim për Real Madrid dhe jo për sfidën me Milan-in”. Andrea Barzagli, qendërmbrojtësi i Juventus, ka dashur të paralajmërojë shokët e ekipit në prag të ndeshjes së kampionatit kundër kuqezinjve, që i paraprinë asaj me Real Madrid në Champions League.

“Ndeshja me Milan është shumë e rëndësishme dhe shumë e vështirë. Napoli nuk dorëzohet, po bën një kampionat të madh dhe nuk mendoja se përballja direkte do të ishte vendimtare, por kështu do të jetë. Ne nuk duhet të humbasim pikë, Milan është një skuadër e fortë, që është përmirësuar shumë”, ka shtuar veterani.

“Duhetë të fitojmë jo vetëm për kampionatin, por edhe për të shkuar në ndeshjen me Real Madrid me entuziazmin e duhur”.

Related posts

MAHREZ I BËN NDERË/ Klopp: Penalltia e humbur nga Man.City, fat i merituar i…

Isa.Autor

Napoli shfaq interes për portierin e Genovas Mattia Perin

Sadik.Autor

UDHËTON DREJT ITALISË/ Bayern hedh “grepat” për sulmuesin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment