Futboll La Liga Sport

“NUK JAM I SHQETËSUAR PËR “EL CLASICON”/ Flet Zidane: Nuk mendoj se Hazard ka nevojë për…

Zidan flet në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Bryzhin, pa pasur ndonjë interes të madh për rezultatin, duke qenë se Reali është kualifikuar në vend të dytë dhe nuk ka asnjë shans për të arritur kryesuesit e PSG-së në Grupin A.zidan

Cili është mesazhi që u keni dhënë lojtarëve?

Mesazhi është gjithnjë i njëjti. Është ndeshja e fundit e Champions-it në fazën e grupeve dhe ne duam të luajmë futboll të bukur.

Klasikja është në horizont dhe situata politike mbetet e tensionuar. Jeni i shqetësuar mos ndeshja shtyhet sërish?

Nuk di asgjë për këtë. Ndeshja për të cilën jam i interesuar është Bryzhi. Në të ardhmen do të mendojmë për të.

Jeni i shqetësuar për Hazardin? Mendoni se do të duhet të operohet?

Nuk mendoj kështu, por nuk e di as me saktësi. Ajo që mund të them është se për momentin dëmtimi është në kontroll dhe shpresoj që të rezultojë më mirë sesa parashikimi.zidan

Ramos tha se duhet të ketë një “Top të Artë” vetëm për Ronaldon dhe Mesin dhe një për të tjerët. Për cilin do të luftonte Zidan në 1998?

Për atë të të tjerëve. Ata kanë fituar 6 dhe 5 secili.

A është ndeshja me Bryzhin një mundësi për t’u dërguar mesazh lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë, si Joviç?

Po, po, po.

A do të luajë Joviç nesër (sot)?

Do të shohim të mërkurën. Disa prej tyre do të luajnë, po.

Related posts

PËRSËRI NË ALARM JUVENTUSI/ “Katalanasit” bëjnë gati ofertën e çmendur

Delo.autor

Milan barazon me Lazion në ndeshjen e parë në Coppa Italia

Q.Autor

ZHVILLOI NJË SEZON TË SHKËLQYER ME WERDER BREMEN/ Rashica shpërblehet nga klubi, ja çmimi që merr

Delo.autor

Leave a Comment