Futboll

Batha: Donim të fitonim sa u mundëm Gjirokastër, ja ç’kemi ne më shumë se Flamurtari e Laçi për Europën

Lojtari më i mirë i ndeshjes. Mundët një nga ekipet më të frikshme në sulm…

E kemi treguar këto ndeshjet, që kur jemi kthyer nga faza përgatitore, dimë të luajmë futboll dhe mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari. E kishim vlerësuar maksimalisht, dhe falë zotit shkoi ashtu siç e kishim parashikuar ne.

Kërkonit të shënonit, edhe pas golit të tretë…

Futbolli i tillë është, nuk mund të tolerosh asnjë moment. Në Gjirokastër nuk e kemi harruar, dhe pse jo të fitonim me atë rezultat që u mundëm.

batha

Çfarë ka ndryshuar që nga largimi i Starovës?

Ndryshimet janë bërë brenda familjes. Ne si lojtarë, nuk na duket aq e madhe. Çdo trajner ka idetë e veta të stërvitjes. Mendoj se ndryshimi do vijë edhe pak javë më vonë.

Çfarë ka Partizani më shumë, se Flamurtari e Laçi për të siguruar një vend në Europë?

Partizani ka lojtarë më të mirë se ekipet që përmendët, gjithashtu edhe përgatitje më të mirë fizike.

Ju si kapiteni, por edhe lojtarë të tjerë, duhet të merrni më shumë përgjegjësi…

Sigurisht, edhe ne e ndjejmë këtë presion. Neve na takon, si lojtarët më me eksperiencë, që ta marrim ekipin përdore, ta çojmë në krye të tabelës. Ndryshimet e trajnerëve, kanë problemet e veta.

Çfarë ndodhi në momentin që tifozi u fut në fushë?

Unë nuk e pashë tifozin, isha i përqendruar tek Trashi. Arbitri i ra bilbilit para se Trashi të godiste.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Interi rrit ofertën, akordi mes zikaltërve dhe liderit të mesfushës më pranë

Delo.autor

E VEÇANTË/ Zgjedhjet për president tek Barcelona, “Jashtëtokësori” voton për herë të parë

Delo.autor

Ç’punë ka Pato në ligën kineze? Shikoni çfarë goli bën (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment