Futboll

MERKATO/ Juventus, Marotta përgatit një dhuratë braziliane për Allegri-n

Një dhuratë për Massimiliano Allegri-n. Në listën e Juventus për qershorin e ardhshëm është edhe emri i Fabinho-s, mesfushori i Monaco, i cili mund të mbulojë disa pozicione dhe mund të aktivizohet edhe si mbrojtës i djathtë.

Me pak fjalë, një lojtarë që do të ishte ideal për bardhezinjtë, i ndjekur për një kohë të gjatë nga Beppe Marotta dhe Fabio Paratici, të cilët po punojnë për ta marrë në merkaton e ardhshme. Vetë lojtari ka shkuar në ndihmë të “Zonjës së Vjetër”duke deklaruar se nuk ka më dëshirë të qëndrojë te Monaco. Problemi i vetëm është plani i Jorge Mendes.

Fabinho, në fakt, pëlqehet nga shumë klube të mëdha europian, Manchester United mbi të gjithë. Marrëdhëniet e Mendes me “Djajtë e Kuq” janë më shumë se të mira dhe ky është një problem i madh për Juventus-in.

Por jo i vetmi. Edhe Paris Saint-Germain është interesuar për brazilianin në verë duke kërkuar ta përfshijë në operacion Mbappe, por gjithçka ka dështuar për shkak të “Fair Play”. Mendes shpreson te një ankand milioner. Ndërkohë, Juventus vazhdon ta monitorojë nga afër Fabinho-n, një fiksim i drejtuesve që pëlqehet edhe nga Allegri. Por nuk do të jetë e lehtë.

Related posts

VONESAT NË STËRVITJE/ ​Dembele tallet kritikat për sjelljen e tij në rrjetet sociale… (FOTO)

Isa.Autor

NUK KANË FUND POLEMIKAT PAS GAFËS SË GJYQTARIT/ Milani takon drejtuesit e arbitrave, ja vendimet që marrin

Delo.autor

Goli i jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit, një portier mrekullon TIFOZËT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment