Bundesliga Futboll

Bayern Munich i pamëshirshëm, Dortmund e pëson keq

Bayern munich shpartallon Borussia Dortmund në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë nga tifozët bavarezë teksa në fund të takimit rezultati në tabelat elektronike të Allianz Arena tregonin rezultatin historik 5-0 për vendasit.

 Ishte një ndeshje e një ekipi kampion ndaj një ekipi që sot dukej sikur të ishte nga kategoria e dytë dhe jo rivali më i madh i bavarezëve. Ata arritën të zhbllokonin rezultatin me Robert Lewandowski që në minutën e 5’ të ndeshjes. As dhjetë minuta më pas James Rodriguez dyfishon rezultatin pasi një pasimi të bukur nga Alaba.

Golat duken si të llogaritur pas përsëri dhjetë minuta më pas Muller trefishon rezultatin dhe shpall zyrtarisht një ditë zie për tifozët e BVB. Pak përpara se të përfundonte pjesa e parë Lewandowski dhe Ribery shënojnë dy gola të tjerë duke turpëruar kundërshtarët e shpërfytyruar.

 Pas pushimit Bayern ul ritmin për të ruajtur energjitë për një rival më të fortë dhe Borussia mundohet të shpëtojë diçka, ose të paktën të shënojë një gol nderi që Bayern nuk ia lejon kurrsesi.

Related posts

PO UDHËTONTE ME MOTRËN E TIJ/ Arrestohet vëllai i lojtarit të Romës pasi iu zbulua…

Delo.autor

EKIPI SKOCEZ NUK E BIND SULMUSIN SHQIPTAR/ Flet agjenti i Grezdës: Rangers nuk i dha asnjë shans, do të…

Delo.autor

AKUZAT PAS HUMBJES NDAJ INTER/ Trajneri Prandelli: Arbitri nuk shkoi tek “VAR” pas golit të Lukaku-t (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment