Moto GP

Maverick Vinales: Yamaha më e mirë në garë se sa në teste e prova

Një vit më parë dominonte në Botërorin e Moto GP në startin e kampionatit, por tani Maverick Vinales nuk po arrin të shpërthejë me motorin Yamaha, duke qenë në vështirësi. Në garën e parë sezonale spanjolli e nisi keq garën, por në fund arriti të rikuperojë dhe e mbylli atë në vendin e gjashtë.

Motori në garë ishte më mirë se sa në prova, sidomos në kthesat e shpejta, duke mbajtur ritmin. Kishim një ritëm më të mirë dhe kjho na bën optimist për të ardhmen. Të shohim se si do të paraqitemi në garat e ardhshme, por unë jam optimist”, tha Vinales.

Më tej, piloti katalanas shtoi: “Në teste, në disa raste, arritëm t’i zgjidhnim problemet për disa xhiro, por në garë është ndryshe. Tani kam nevojë të xhiroj sa më shumë me motorin, për të gjetur të njëjtën ndjesi si një vit më parë. Kemi gjetur “set-up” e duhur për të bërë garën e saktë dhe kjo është e rëndësishme, pasi në pistën e Katar nuk ishte e lehtë të fitoe. Unë shpresoj që këtë ritëm të kem edhe në garën e ardhshme”, deklaroi Maverick Vinales, në sezonin e dytë me motorin Yamaha.

Related posts

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Kjo është frika më e madhe që kam kur pilotoj një motor

Delo.autor

MotoGP/ Jorge Lorenzo fikson objektivin e sezonit të ri

Sadik.Autor

MotoGP/ Fillon nën shenjën e Ducati-t dhe Dovizioso-s

Q.Autor

Leave a Comment