Futboll

Bayern Munich mendon për të ardhmen, kërkon talentin nga Italia

Bayern Munich mendon të bëjë një goditje me prespektiv. Klubi bavarez ka hedhur sytë nga Italia për përforcime për të ardhmen. Janë mediat italiane ato që shkruajnë për një interesim të Bayern për mbrojtësin e talentuar të Spezia, Gabriele Corbo.

Më saktësisht është “Tuttomercatoweb.com”, që jep lajmin për pëlqimin e klubit gjerman ndaj 18-vjeçarit të lindur në Napoli. Corbo është nën kontratë me klubin nga Seria B, deri në fundin e këtij sezoni dhe më pas bëhet një futbollist i lirë. Drejtuesit ende nuk i kanë ofruar rinovimin e kontratës të riut, i cili pret ofertën zyrtare nga Bavaria.

Në fakt lojtari ishte në Munich në fillim të muajit Mars, si pjesë e një programi trajnimi me Kombëtaren e Moshave U-18 dhe përflitet se aty palët kanë pasur kontaktet e parë mes tyre.

Madje po mediat italiane, aludojnë se Corbo i është nënshtruar edhe disa analizave mjekësore, gjatë kohës së qëndrimit atje. Kjo për lojtarin do të ishte një mundësi shumë e mirë, i cili do të bënte hapin e madh në karriere me kalimin te Bayern Munich.

Related posts

SFIDA NDAJ KOMBËTARES PËR “QATAR 2022″/ Lewandowski: Nuk do të kemi shumë hapësira në sulm, duhet të…

Delo.autor

INZAGHI KA BESIMIN TEK INTERI/ Trajneri është i paprekshëm! Rinovim edhe me zero tituj

F.autor

Ish-ylli i Realit: Messi ta fiton ndeshjen brenda gjysmë sekonde, është ma i miri që e kam parë

Q.Autor

Leave a Comment