Të tjera

Makina e sigurisë, Mercedes prezanton “përbindëshin” e ri të garave

Më 25 mars, në Melburn, do të zhvilloher gara e parë sezonale në Formula 1 dhe më këtë rast, do të debutojë edhe makina AMG Gt R F1, makina e sigurisë më e fuqishme dhe më e shpejtë e historisë së këtij sport.

Ashtu si gjithnjë, makina që zbret në pistë në momentet e caktuara të garës, kur ka aksidente apo shi të rrëmbyeshëm, është e markës Mercedes, që këtë sezon paraqet një përbindësh të vërtetë, modelin sportiv më të bukur 522 CV. Një makinë e familjes Mercedes Benz me 63 kuaj fuqi më shumë se zakonisht.

Sipas rregullave, makina e sigurisë është makina e vetme që nuk mund të parakalohet nga njëvendëshet e Formula 1. Duke qenë se pilotët janë ankuar shpesh për shpejtësinë e ulët të makinës së sigurisë në pistë kur ka aksidente, gjë e cila mund të ndikojë në uljen e temperaturës së gomave të makinave, Mercedes ka përgatitur një makinë shumë më të shpejtë, në mënyrë që ky problem të mos përsëritet më.

Related posts

ETAPA NR. 11 E TURNEUT TË BIÇIKLETËS/ Xhiro e Italisë në krizë prej koronavirus, tërhiqet edhe skuadra e dytë

Delo.autor

LeBron: Zoti na dha një tjetër shans për titullin

Sadik.Autor

Liga e Europës, Shqipëria përmbys Austrinë dhe fiton 3-2

Sadik.Autor

Leave a Comment