Futboll Seria A

Bentia: Real Madrid? Më shqetëson më shumë Pjanic

Bentia shikon përpara. Dhe në horizont ka filluar të ravijëzohet super ndeshja e Champions League që Juventus do të luajë kundër Real Madrid në çerekfinale: “Po vazhdojmë të luajmë në nivele të larta, jemi në garë akoma për të gjitha objektivat që i kemi vënë vetes në fillimin e sezonit. Po kalojmë një moment të mirë, por nuk kemi fituar asgjë”.

Në lidhje me Real Madrid: “Nuk do të mund të luajë në ndeshjen e parë, por në mbrojtje nuk kemi probleme.

Barzagli dhe Rugani kanë treguar gjithmonë se janë gati për çdo ndeshje. Më shumë më shqetëson mungesa e Miralem Pjanic, edhe pse Marchisio me Bentnancur janë futbollistë shumë të mirë. Por Miralem ka një stil loje të ndryshëm dhe një cilësi të jashtëzakonshme”, ka thënë marokeni.

“Shanset kundër Real? 50 me 50. Juventus është në gjendje të kualifikohet, vitin e kaluar kemi eliminuar Barcelona-n”.

Në fund, një batutë në lidhje me finalen e humbur vitin e kaluar: “Hakmarrje? Është normale të kërkosh të shkosh sa më larg të jetë e mundur. Finalja ishte një objektiv: Real është i madh, luan për të fituar gjithçka. Edhe Champions-in”.

Related posts

SPECIALE/ Shqipëri-Kosovë; Përballja ku eksperienca e “vëllait të madh” i druhet talentit të “vëllait të vogël”

Sadik.Autor

Harroni Messin, Ronaldon dhe Neymarin/ Ky është favoriti kryesor për “Topin e Artë”

Isa.Autor

TËRMETI TRAGJIK/ Djemtë e Kombëtares në këmbë për të ndihmuar familjet e prekura

Delo.autor

Leave a Comment