Futboll Premier League

PSG nis bisedimet me Conte-n për sezonin e ardhshëm

Paris Saint-Germain ka nisur bisedimet me Antonio Conte-n me objektivin për ta bindur italianin të largohet nga Chelsea në verë.

Klubi francez ka vendosur të mos rinovojë kontratën e Unai Emery kur të skadojë në fund të sezonit, dhe Conte është një nga katër trajnerët e përzgjedhur nga presidenti Nasser Al-Khelaifi bashkë me Mourinho, Simeone dhe Allegri.

Por tre emrat e tjerë nuk kanë shanse të largohen nga klubet e tyre të paktën në sezonin e ardhshëm dhe Conte është trajneri i vetëm posti i të cilit rrezikohet këtë sezon. ai do të ulet me bordin drejtues të Bluve për të vendosur mbi të ardhmen e tij.

Psg do të ishte gati t’i jepte një rritje rroge të vogël trajnerit Italia dhe bisedimet paraprake kanë qenë pozitive.

PSG ka bërë një ofertë formale por nuk ka mbyllur edhe pista të tjera. Conte aktualisht fiton 11 milionë euro në sezon te Chelsae dhe PSG është gati t’i japë 12 milionë euro.

PSG e konsideron njeriun e duhur Conte-n pasi e vërtetoi edhe tek Juve apo Chelsea që është ia aftë të krijojë një ekip që mund të luajë si një trup i vetëm duke mos u varur në paraqitjet individuale si Emery.

Vetëm Italia mund t’i prishë punë PSG, që e kërkon Conte-n për të drejtues përsëri ekipin përfaqësues.

Related posts

BARCELONA ËSHTË PRANË AKORDIT ME…”/ Legjenda Rivaldo lumturon tifozët e “Katalanasve” me deklaratën e fundit

Delo.autor

SHQIPËRI-FRANCË/ Merret vendimi, Komisioni i UEFAS gjobit me 5 mijë euro FSHF, ndërsa Kampionët e Botës…

Delo.autor

Edmilson: Nuk do të befasohesha nëse Neymari shkon në Madrid pas Kupës së Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment