Futboll

U ble për 20 mln euro nga Chelsea, nuk prek top me këmbë kundër City-it

Ai i Emerson Palmieri me Chelsea në Premier League nuk ka qenë një debutim për t’u mbajtur mend. Mbrojtësi i majtë është marrë në merkaton e janarit, i blerë për 20 milionë euro nga Roma, plus 9 si bonus, dhe ka marrë vendin e Pedro-s në minutën e 82-të të ndeshjes kundër Manchester City.

Braziliani ka luajtur 13 minuta në total, duke parë se ndeshja e zhvilluar në “Etihad” ka pasur 5 minuta shtesë, por nuk ka arritur ta prekë topin as edhe një herë të vetme.

Një duel i humbur dhe një faull i shkaktuar, për një debutim që nuk ka qenë ajo që ai dhe Antonio Conte shpresonin, shkruan telesport. “Blutë” janë mundur 1-0 pas një goli të realizuar nga Bernardo Silva në fillimin e pjesës së dytë. City ka përforcuar vendin e parë me këtë fitore, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e pestë.

 

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Patrick Cutrone arrin marrëveshjen me Wolves (VIDEO)

Delo.autor

TRIUMFOJNË NDAJ ASTON VILLAS/ Ekipi i Guardiolës dhuron spektakël

Delo.autor

Pamje: Supermeni “ekziston” dhe është portier

Q.Autor

Leave a Comment