Futboll

Bundesliga, Stuttgarti s’fal ndaj Këlnit

Ishin vetëm dy pikë larg zonës së ftohtë të renditjes së Bundesligës, por edhe përballë një transferte të vështirë si ajo e Këlnit. Por Stuttgarti arriti të marrë maksimumin nga kjo sfidë e javës së 25-të të kampionatit gjerman, duke fituar me rezultatin 3-2.

Këlni kaloi i pari në avantazh pas vetëm 7 minutash lojë, me anë të Claudio Pizarros, e kur u duk se skuadrat do të hynin në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat, Mario Gomez shënon një dygolësh në kohën shtesë, për të përmbysur fatet e takimit.

Në pjesën e dytë, miqtë nga Shtutgarti do të shënonin edhe një tjetër gol, me autor Andreas Beck, ndërsa në fundin e ndeshjes, Jojiç do të shkurtonte sërish diferencën, por pa mundur t’i jepte një pikë ekipit të tij.

Këlni vijon të mbajë vendin e fundit të klasifikimit, me 17 pikë në 25 javë, ndërsa Stuttgarti ngjitet në kuotën e 33 pikëve, duke kapur mesin e tabelës dhe duke u larguar me 8 pikë nga zona e ftohtë.

 

Related posts

400 GOLA NË LA LIGA/ Askush si Messi. Ja “skaneri” i plotë i këtij rekordi

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Realizim i “çmendur” nga 65 metra, në Serinë B zgjedhin golin e vitit (VIDEO)

Delo.autor

BARAZUAN NË DUELIN NDAJ NICES/ PSG fiton penallti, shikoni gjuajtjen e Neymarit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment