Futboll La Liga

Pas dëmtimit në ndeshjen me Espanjolin, për Armando Sadikun vjen një lajm i keq

Në javën e 27-të të kampionatit spanjoll Levante duket se nuk i ka mbyllur lajmet e ditës.

Pas barazimit turpërues në minutat e fundit dhe dëmtimit të sulmuesit shqiptar, tashmë kuqeblutë do të mbeten edhe pa trajner.

Në përfundimit të ndeshjes drejtuesit e Levantes kanë njoftuar shkarkimin e trajnerit Muniz.

Rezultatet e fundit të marra në La Liga nuk kanë bindur drejtuesit e skuadrës për një vazhdimësi të mëtejshme.

Kështu, Armando Sadiku mbetet aktualisht pa një trajner profesionist.

Deri në gjetjen e një trajneri të ri Sadiku me shokë do të jenë nën drejtimin e Paco Lopez, trajneri i të rinjve të Levantes.

Related posts

Mouriho, drejt blerjes së “çmendur”, gati 500 milion euro për Neymar

Q.Autor

Xhejmsin e josh skuadra nga Azerbajxhani, sulmuesi: Vendos Skënderbeu!

Sadik.Autor

RIKTHEHET GJIMSHITI/ Mbrojtësi lë pas dëmtimin që e la jashtë Kombëtares, gati për Atalantën

F.autor

Leave a Comment