Futboll Seria A

Calhanoglu: Ajo ishte puthja ime e parë, dua ta bëj edhe kundër Juves

Hakan Calhanoglu është një nga lojtarët që ka përfituar më shumë nga kura Gattuso. Aftësitë teknike të mesfushorit turk, i kaluar te Milan verën e kaluar për 22 milionë euro, nuk kanë qenë asnjëherë në diskutim, por pas një pjesë të parë të zbehtë të sezonit, në fazën e dytë ai duket se ka rilindur nën drejtimin e Gennaro-s.

Në prag të ndeshjes së madhe me Juventus-in, ai ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”, ku ka thënë: “Pas golit me Chievo-n kam puthur fanellën e Milan dhe do të vazhdoj të bëj kështu. Ka qenë puthja ime e parë, nuk e kisha bërë kurrë në Gjermani, as me Hamburg dhe as me Bayer Leverkusen”.

Ylli i kuqezinjve shpreson ta bëjë një gjë të tillë shumë shpejt, duke filluar nga sfida kundër Juventus, që do të luhet këtë të shtunë në mbrëmje.

“Shpresoj ta bëj përsëri kundër Juventus, besim im po rritet, ndihem mirë, në fushë dhe jashtë. Në muajt e kaluar kemi luajtur mirë, por tani vijnë ndeshjet e rëndësishme, Juventus dhe më pas Inter”.

“Duhet të fitojmë, nuk është e rëndësishme nëse shënoj unë. Duhet të luajmë si skuadër, nëse e bëjmë mund të fitojmë edhe kundër tyre”, ka thënë Calhanoglu.

Related posts

LAZIO NË GJENDJE KRITIKE/ Ja si vlerësohet Strakosha pas humbjes së hidhur me Sassuolon

Delo.autor

PROBLEMET ME DËMTIMET TE REALI/ Mbrojtësi do të mungojë disa javë

F.autor

DEKLARATA BEFASUESE/ Duka: Në Izrael pashë ndryshim te Shqipëria, por Panuçi ka ende…

Isa.Autor

Leave a Comment