Futboll

Historiku i Botërorëve/ Krijimi dhe të fshehtat e kompeticionit të parë Uruguay 1930

Historiku

Në fillim të shekullit të 20-të, në Olimpiadat Verore organizohej gjithmonë një turne futbolli. Bëhet fjalë për Olimpiadën e vitit 1900 e cila përfshiu për herë të parë në histori sportin e futbollit.

Ishte FIFA, e themeluar në vitin 1904, që filloi të menaxhojë turnetë e futbollit në Lojërat Olimpike në edicionet 1920, 1924 dhe 1928. Meqënëse FIFA dhe IOC (Komiteti Ndërkombëtar Olimpik) nuk gjetën gjuhën e përbashkët rreth statusit të lojtarëve amator, FIFA vendosi të organizonte një turne botëror futbolli jashtë Olimpiadës, duke krijuar në këtë mënyrë Kupën e Parë të Botës.

Jules Rimet

Më 26 maj 1928, në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, presidenti i FIFA Jules Rimet bëri të ditur planin për të organizuar një turne futbolli të pavarur nga Lojërat Olimpike në vitin 1930. Më 18 maj 1929, FIFA njoftoi në kongresin e Barcelonës se Kupa e parë e Botës do të zhvillohej në Uruguaj. Në shenjë hakmarrje IOC vendosi të përjashtonte futbollin si sport në Olimpiadën e vitit 1932.

Janë disa arsye pse Uruguai u përzgjodh si vend organizator. Uruguai në atë kohë ishte kampion i Olimpiadave 1924 dhe 1928 dhe vendi festonte 100-vjetorin e saj. Kur Federata e Uruguajit u ofrua të paguante të gjitha shpenzimet, si shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit të ekipeve pjesëmarrëse, u bë e qartë se Uruguai do të zgjidhej si vendi i parë që do të organizonte një Kupë të Botës. Vendet e tjera si Hungaria, Holanda, Suedia, Italia dhe Spanja të cilët kishin shpallur kandidaturën përt të organizuar Botërorin, u tërhoqën në favor të Uruguajit.

 

Ekipet Pjesëmarrëse

Vetëm 13 shtete morën pjesë në Kupën e parë të Botës 1930. Ishin 7 vende nga Amerika e Jugut: Uruguai, Brazili, Argjentina, Paraguai, Kili, Peru dhe Bolivi. Ky është numri më i madh i vendeve nga Amerika e Jugut që kanë marrë pjesë në një Kupë të Botës. Është gjithashtu i vetmi edicion ku marrin pjesë më shumë vende nga Amerika e Jugut se sa nga Evropa. 4 shtete nga Evropa morën pjesë: Franca, Belgjika, Jugosllavia (Mbretëria e Jugosllavisë) dhe Rumania. 2 shtete nga Amerika Veriore / Qendrore dhe Karaibe: SHBA dhe Meksika.

Çdo vend i anëtarësuar ne FIFA u ftua të marrë pjesë, ku një ndër to ishte edhe Shqipëria. Shumë vende evropiane, refuzuan me arsyetimin që Uruguai ishte shumë larg. Po flasim për vitin 1930; dhe kjo do të thotë se fluturimi nuk ishte ende diçka që mund të përballohej nga të gjithë. E vetmja mënyrë ishtë të udhëtoje me anije. Pasi kishin mbetur vetëm 2 muaj nga fillimi i këtij kompeticioni, asnjë shtet evropian nuk ishte rregjistruar. Jules Rimet ndërhyri duke përdorur edhe lidhjet politike. 4 vende evropiane vendosën në minutën e fundit që të merrnin pjesë në Kupën e Botës 1930.

Rumania, Belgjika dhe Franca udhëtonin me të njëjtën anije, SS Conte Verde. Me ekipet udhëtonin gjithashtu edhe tre gjyqtarët evropianë dhe Jules Rimet që transportonte trofeun e Kupës së Botës. Jugosllavia ishte i vetmi ekip qe vendosi të udhëtonte me një anije mallrash të quajtur Florida.

 

Grupet

Meqënëse 13 është numër tek, ekipet u ndanë në 4 grupe, ku një grup përbehej nga 3 skuadra. Shorti u hodh në Montevideo, pasi kishin ardhur të gjithë ekipet. 4 shtete ishin koka grupi, pasi konsederoheshin si ekipet më të forta. Ato ishin Uruguai, Argjentina, Brazili dhe SHBA dhe u zgjodhën nga Komiteti Organizativ i FIFA-s. Kjo ishte hera e parë që u përzgjodh një format i tillë. Fitorja kishte vlerën e 2 pikëve kurse barazimi 1 pikë.

Fituesi nga secili grup do të vazhdonte në gjysmëfinale, duke filluar në këtë mënyrë faza e eliminimit. Në këtë fazë, u vendos të luhej 30 minuta kohë shtesë nëse nuk do të kishte fitues pas kohës së rregullt, por nuk ishte e nevojshme. Pas gjysëmfinales u luajt vetëm finalja, pasi nuk ishte vendosur të luhej ndeshje për vendin e tretë.

Grupet ishin këto:

Grupi 1Grupi 2Grupi 3Grupi 4
ArgjentinaJugosllaviaUruguajShtetet e Bashkuara
KiliBraziliRumaniaBelgjika
FrancaBoliviaPerujaParaguaj
Meksika

 

Stadiumet

Vetëm 3 stadiume janë përdorur për ndeshjet e Kupës së Botës 1930, numri më i ulët në historinë këtij kompeticioni. Të gjitha ndeshjet u zhvilluan në 1 qytet të vetëm: kryeqytetin e Uruguajit Montevideo. Estadio Centenario u ndërtua posaçërisht për Kupën e Botës 1930 dhe në kuadër të 100 vjetorit të Uruguajit. Fillimisht u planifikua që të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës të zhvilloheshin në këtë stadium, por për shkak se stadiumi përfundoi së ndërtuari vetëm 5 ditë pas fillimit të Kupës së Botës, u përdorën edhe Estadio Parque Central dhe Estadio Pocitos. Gjysëm finalet dhe finalja u luajtën në Estadio Centenario.

Janë përdorur këto 3 stadiume:

Estadio Centenario

Vendndodhja: Montevideo

U hap: 1930

Kapaciteti: 90,000

Ndeshjet: 10

Statusi: Ekziston ende, është stadiumi kombëtar dhe më i madhi i Uruguajit dhe është shpallur nga FIFA si monument historik.

Estadio Parque Central

Vendndodhja: Montevideo

U hap: 1900

Kapaciteti: 20,000

Ndeshjet: 6

Statusi: Ekziston ende dhe është rinovuar gjatë viteve 1944, 1974, 2005

Estadio Pocitos

Vendndodhja: Montevideo

U hap: 1921

Kapaciteti: 1,000

Ndeshjet: 2

Statusi: U prish në vitin 1940 për shkak të zgjerimit të qytetit, dhe në foto është ajo çfarë ka ngelur

 

Ndeshjet

 

Grupi 1

13 Korrik                             Francë-Meksikë               4:1 (3:0)

15 Korrik                             Argjentinë-Francë            1:0 (0:0)

16 Korrik                             Kili-Meksikë                     3:0 (1:0)

19 Korrik                             Kili-Francë                       1:0 (0:0)

19 Korrik                             Argjentinë-Meksikë           6:3 (3:1)

22 Korrik                             Argjentinë-Kili                  3:1 (2:1)

 

Grupi 2

14 Korrik                             Jugosllavi-Brazil          2:1 (2:0)

17 Korrik                             Yugoslavia-Bolivi         4:0 (0:0)

20 Korrik                             Brazil-Bolivi                4:0 (1:0)

 

Grupi 3

14 Korrik                             Rumani-Peru                3:1 (1:0)

18 Korrik                             Uruguaj-Peru               1:0 (0:0)

21 Korrik                             Uruguay-Romania        4:0 (4:0)

 

Grupi 4

13 Korrik                             SHBA-Belgjikë             3:0 (2:0)

17 Korrik                             SHBA-Paraguaj            3:0 (2:0)

20 Korrik                             Paraguaj-Belgjikë        1:0 (1:0)

 

Gjysëm-finalja

26 Korrik                             Argjentina-SHBA          6:1 (1:0)

27 Korrik                             UruguaJ-Jugosllavia      6:1 (3:1)

 

Finalja

30 Korrik                             Uruguaj-Argjentina       4:2 (1:2)

 

 

Ndeshjet e paharrueshme

 

Grupi 1

Francë – Meksikë 4-1

Estadio Pocitos, Montevideo, 3.000

Ndeshja e parë në një Botëror, së bashku me ndeshjen SHBA kundër Belgjikës. Në këtë ndeshje megjithatë u shënua goli i parë i Kupës së Botës. Ishte lojtari francez Lucien Laurent i cili shënoi këtë gol të paharrueshëm në minutën e 19-të. Marcel Langiller dhe André Maschinot (2x) shënuan 3 gola në total për Francën. André Maschinot ishte lojtari i parë që ka shënuar 2 gola në një ndeshje të Botërori. Juan Carreo u bë i pari që shënoi për Meksikën.

Lucien Laurent: Goli i parë i në një Botëror

 

Argjentinë – Meksikë 6-3

Estadio Centenario, Montevideo, 50.000

Kjo është ndeshja e parë e Kupës së Botës ku janë shënuar më shumë se 5 gola në total. Kjo ndeshje u bë e famshme për shkak të hat-trick-ut nga Guillermo Stábile (me pseudonimin El Enfiltrador). Kjo ndeshje është gjithashtu e njohur për penalltinë e parë të shënuar në historinë e Kupës së Botës,realizuar nga meksikani Manuel Rosas.

Penalltia e parë në historinë e Kupës së Botës, realizuar nga meksikani Manuel Rosas

 

Grupi 2

Jugosllavi – Brazil 2-1

Estadio Parque Central, Montevideo, 5.000

Brazili ndeshjen e parë në një Botëror e humb me rezultatin 2-1. Ishte edhe ndeshja e parë në një Botëror që luante një vend i Amerikës Latine. Pritej që Brazili të kryesonte grupin, por për habi u fitua nga Jugosllavia. Aleksandar Tirnanic dhe Ivan Bek shënuan 2 gola për Jugosllavinë. Sulmuesi brazilian Preguinho shënoi golin e vetëm dhe të parë në një Botëror për Brazilin.

Brazili

 

Grupi 3

Rumani – Peru 3-1

Estadio Pocitos, Montevideo, 300

Vetëm 300 njerëz e ndoqën këtë ndeshje. Kjo është pjesëmarrja më e ulët në ndonjë Botëror. Mund të thuhet me siguri se ky rekord nuk mund të thyhet përsëri. Mesfushori peruan Plácido Galindo u bë lojtari i parë që do të ndëshkohej me karton të kuq në një Botëror. Pati edhe një konflikt midis lojtarëve, ku u desh ndërhyrja e policisë. Rumania fitoi me gola të shënuar nga Adalbert Deu, Constantin Stanciu dhe Nicolae Kovács. Peruani Luis de Souza Ferreira shënoi golin e parë për Perunë në një Botëror.

Portieri i Peruse Juan Valdivieso

 

Finalja

Gjyqtari belg, John Langenus

Finalja e parë e Botërorit u zhvillua midis dy vendeve nga Amerika Latine: Argjentinës dhe Uruguait. Të dy ekipet kishin fituar çdo ndeshje para se të arrinin në finale.Kjo finale u fitua nga Uruguai. Trajneri i Uruguajit Alberto Suppici ishte shumë i rreptë dhe nuk priste asgjë tjetër veçse disiplinë nga lojtarët e tij. Portieri Andrés Mazali u bë i pari lojtar që do të dëbohej nga një ekip pjesmarrës në Botëror. Ai u largua nga hoteli gjatë natës, ndërkohë që ishte e ndaluar nga trajneri. Ai nuk u rikthye më në ekipin kombëtar. Finalja e zhvilluar më 30 korrik u ndoq nga 93,000 njerëz në stadiumin Estadio Centenario. Gjyqtari belg, John Langenus, i cili drejtoi finalen, kërkoi një sigurim për jetën dhe një anije që të largohej direkt pas finales. Tensioni ishte i lartë gjatë finales. Lojtari argjentinas Luis Monti u kërcënua me vdekje.

Dy kapitenët

 

Finlaja u luajt me 2 topa të ndryshëm. Topi 1 u zgjodh nga Argjentina dhe u përdor në pjesën e parë. Topi 2 u zgjodh nga Uruguai dhe u përdor në pjesën e dytë. Kjo u vendos për shkak të mosmarrëveshjeve midis dy vendeve. Ishte gjyqtari John Langenus i cili e dha këtë ide. Uruguai e filloi mirë duke shënuar golin e parë në minutën e 12-të nga Pablo Dorado. Argjentina megjithatë, shënoi 2 gola pas kësaj në pjesën e parë. Goli i parë u shënua nga Carlos Peucelle (20 ‘) dhe goli i dytë i Guillermo Stábile (37’), të cilin disa thonë se ishte në pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë u pa një Uruguaj nervoz. Megjithatë pak më shumë se 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Pedro Cea barazoi rezultatin 2-2 (57 ‘). Uruguai nuk ishte ende e kënaqur dhe shënoi 2 gola të tjerë me Santos Iriarte (68 ‘) dhe Hector Castro (89’) i cili luante me një krahë, pasi krahun e majtë e kishte humbur në një aksident. Me këto 2 gola Uruguai siguroi trofeun e Kupës së Botës me një rezultat mbresëlënës: 2-4.

Uruguai u bë ekipi i parë që fitonte Kupën e Botës dhe vendi i parë që fitonte Kupën e Botës në shtëpi. Trofeu u dorëzua tek kapiteni José Nasazzi nga vetë presidenti i FIFA-s, Jules Rimet. Uruguai të nesërmen e shpalli festë kombëtare. Kjo tregonte qartë se Botërori ishte një ngjarje që me rëndësi të madhe në aspektin e argëtimit, bashkimit dhe gëzimit në mbarë botën. Guillermo Stábile ishte golashënuesi më i mirë me 8 gola.

Kuriozitete

  • Për shkak të dëmtimit, portieri francez Alex Thépot u bë i pari lojtar në historinë e Kupës së Botës që zëvëndësohet nga një lojtar tjetër (Augustin Chantrel) gjatë një ndeshje (kundër Argjentinës)
  • Argjentina dhe Kili kishin trajnerët më të rinj në historinë e Kupës së Botës: 27 vjeç Juan Jose Tramutola dhe 29 vjeçar Gyorgi Orth
  • E vetmja Kupë e Botës që nuk u zhvilluan ndeshje kualifikuese, edhe secili anëtari i FIFA-s u ftua të merrte pjesë
  • E vetmja Kupë e Botës së bashku me atë të vitit 1950, që nuk zhvilloi ndeshje për vendin e tretë
  • Peruja do të kualifikohej sërisht në një Botëror vetëm në vitin 1970
  • Ekipi rumun u përzgjodh personalisht nga Mbreti Carol II i cili u premtoi lojtarëve para dhe garanci për punë pas turneut
  • Lojtari i fundit i mbijetuar i Botërorit 1930 ishte Francisco Varallo nga Argjentina, që vdiq më 20 Gusht 2010 në moshën 100 vjeçare, 80 vjet pas Kupës së Botës në Uruguaj
  • Lojtari francez Lucient Laurent ishte i vetmi që pa Francën duke fituar Kupën e Botës në Francë ’98

Fakte

Periudha: 13 korrik -30 korrik

Finalja: Argjentina – Uruguaj 2-4

Vendi i tretë: Shtetet e Bashkuara

Vendi i katërt: Jugosllavia

Ekipe: 13

Stadiume: 3

Qytete: 1

Ndeshje: 18

Gola: 70

Pjesëmarrja: 434,500

Golashënuesi: Guillermo Stábile (Argjentina) (8 gola)

Guillermo Stábile

 

TOP 11

PortierMbrojtësMesfushorSulmues
Enrique Ballesteros (Uruguaj)José Nasazzi (Uruguaj)

Milutin Ivković (Jugosllavia)

Luis Monti(Argjentina)

Álvaro Gestido (Uruguaj)

José Andrade (Uruguaj)

 

Pedro Cea (Uruguaj)

Héctor Castro (Uruguaj)

Héctor Scarone (Uruguaj)

Guillermo Stábile (Argjentina)

Bert Patenaude (SHBA)

 

 

Related posts

BEFASON PORTIERI LEGJENDAR/ Buffon: Ata të tre janë më të mirë se Neymar, Mbappe dhe Cavani

Isa.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Kastrioti, Mbyllet pjesa e parë. Korçarët i falen golit të Muzakës

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Neuer: Tani e dimë si mposhtet Liverpooli

Delo.autor

Leave a Comment