Futboll

CHAMPIONS LEAGUE/ Dëmtimet, pezullimet dhe rreziqet; ja si vijnë çerekfinalistët e Champions-it

Real Madridi, Barça, Sevilla, Juve, Roma, Bayern Munich, Manchester City dhe Liverpool përballen me çerekfinale të Champions-it me një sy nga raundi tjetër, sepse të gjithë synojnë të jenë në gjysmëfinale, edhe pse vetëm katër prej tyre kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë. Sezoni mbërrin në pikën kryesore dhe detajet më të vogla mund të mosbalancojnë kaq shumë barazi. Mungesat, pezullimet, dëmtimet etj., mund të luajnë një rol përcaktues në eliminatoret e ardhshme.

Bayern Munich është një nga ekipet më të ndëshkuara nga lëndimet (Neuer dhe Coman), ndërsa është më i kërcënuari nga kartonët. Deri në pesë lojtarë mund ta humbasin ndeshjen e dytë çerekfinale nga bavarezët, nëse marrin një tjetër të verdhë në sfidën e parë të këtij raundi. Midis tyre është edhe Lewandowski. Juventusi, gjithashtu, do të përballet me ndeshjen e parë me mungesa të dukshme: Bernardeski dhe Cuadrado janë në rrezik për shkak lëndimi, ndërsa Pjanic dhe Benatia janë të pezulluar. Manchester City është, po ashtu, në telashe: nuk e di nëse do të jetë në gjendje të shërohet Agüero, ndërkohë që edhe një karton nevojitet për pezullim të Danilo, Gundogan dhe Fernandinho. Edhe Liverpool nuk është shumë më mirë në këtë drejtim: Lallana është me probleme lëndimi dhe nuk do të jetë me Anglinë në miqësoret e marist, ndërsa Alberto Moreno dhe Henderson janë të gatshëm.

Nga spanjollët, Real Madridi është ekipi që arrin më me kujdes në këtë raund: ai e ka grupin të plotë në dispozicion dhe nuk vuan ndonjë pezullim. I vetmi që rrezikon nga kartonët është Sergio Ramos. Barcelona është në një situatë disi më të keqe se Real Madridi. Rrezik pezullimi ka për Sergi Roberto, ndërsa Coutinho nuk mund të luajë më në këtë edicion të Championsit, pasi e ka bërë këtë më parë me Liverpool. Të paktën ka kohë për rikuperimin e plotë të Semedo, Iniesta dhe Alba, të cilët janë të prekur nga lëndimet. Në dyshim është Busquets, i cili ka një thyerje në këmbën e djathtë. dhe do të arrijë shumë të drejtë. Ndërkohë, Sevilla do të ketë mungesën e rëndësishme të Banega për ndeshjen e parë. Në rrezik pezullimi nga kartonët janë Escudero dhe Mercado.

Related posts

I MJAFTOJNË 3 MINUTA LOJË/ Leao me pasim fantastik, Ibrahimovic nuk fal ndaj Romës (VIDEO)

Delo.autor

PARA NDESHJES ME SKËNDERBEUN/ E papritur, mbrojtësi i Teutës dëmtohet në nxehmje dhe humbet takimin

Delo.autor

VIDEO/ Numancia barazon Realin, por shihni çfarë supergoli është shënuar

Q.Autor

Leave a Comment