Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Ultimatume për Tiranën dhe Bylisin, ja vendimet që merr Disiplina…

Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e sotme ka lëshuar dy paralajmërime për Tiranën dhe Bylisin. Ekipi bardheblu duhet t’i paguajë borxhin ish-trajnerit Ardi Mema, ndërsa ballshiotët duhet të derdhin para në llogarinë e KF Shkodrës për Qardakun.

  • VENDIMET E DISIPLINËS – Pranimin e kërkesës së KF Shkodra. KF Bylis, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 19 datë 30.01.2020, të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të Nenit 62/1/a të KDS i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditëve për të ekzekutuar vendimin.
  • Pranimin e kërkesës së kërkuesit Ardian Mema. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimeve nr.22 datë 07.07.2020 dhe nr. 22/1 datë 08.09.2020, të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditëve për të ekzekutuar vendimet”.

Ardian Mema kërkon 24 milionë lekë nga klubi i Tiranës. Ai nuk ka marrë paratë që i takojnë pas largimit nga stoli dhe për këtë arsye i është drejtuar FSHF. Bylisi nga krahu tjetër duhet t’i paguajë 3 milion lekë të vjetra KF Shkodrës për futbollistin Eridon Qardaku.

Related posts

“PO BËNTE SKI ME MBROJTËSIT”/ Ish-futbollisti Bak: Polonia duhet të quhet “Lewandowski dhe shokët e tij”

Delo.autor

“LUFTA E SHQIPTARIT KA BURRËRI, NUK MERREMI ME…”/ “Capital Crew” ndez atmosferën para ndeshjes me Crvena Zvezda (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NË SPANJË/ Një skandal spiunazhi kërcënon “Katalanasit”, kapet mat i dërguari i Valencias

Delo.autor

Leave a Comment