Champions League UEFA

Champions League dyshon të ardhurat për klubet

Champions League do të jetë gjithmonë e më e pasur. Duke nisur nga sezoni 2018/19 pjesëmarrja në veprimtarinë elitare do të shtojë të ardhurat e klubeve, duke qenë se 35% të të ardhurave do të ndahen mes tyre: 1.9 miliard euro. 15 milionë euro do të marrin automatikisht skuadrat pjesëmarrëse në fazën me grupe. Nga 12.7 milionë euro që merrnin aktualisht. Çdo fitore do të vlejë dyfish, por rritja e shpërblimeve do të bëhet edhe për kualifikimin.

Skuadrat që do të shkojnë në 1/8-t e finaleve do të marrin automatikisht 9.5 milionë euro të tjera, 10.5 milionë euro të tjera për arritjen në çerekfinale dhe 12 milionë euro të tjera për gjysmëfinalet (aktualisht janë 6, 6.5 dhe 7 milionë euro). Në këtë edicion, skuadra që do të fitojë Champions League do të marrë 15.5 milionë euro shpërblim nga UEFA, ndërsa në sezonin e ardhshëm do të marrë 20 milionë euro.

Related posts

VULOSI TRIUMFIN NDAJ PSG-SË/ Ylli i “Djajve të Kuq” e festoi si i çmendur golin e Rashford nga shtëpia (VIDEO)

Delo.autor

MBRËMJA VENDIMTARE/ Ja shuma galopante që i siguron kualifikimin Interit sonte…

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City mposht Gladbach, me një këmbë në fazën çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment